Pergaditje profesionale | Oferta Pune
3043

10 Profesionet që do të automatizohen

Koha në të cilën po jetojmë sot, po na ofron mundësi të jashtëzakonshme për një jetë më të mirë. Natyrisht ndikimi i teknologjisë ka pasur të mirat dhe të metat e veta, mirëpo në ditët e sotme bashkë me këto përparësi janë edhe të metat ato që po refektojnë shumë në shoqërin tonë. Eskpertët parashikojnë që në dy dekadat e ardhshme mundësia për t’i zëvendësuar disa profesione të cilat sot egzistojnë është shumë e madhe. Profesionet të cilat sot janë padyshim shumë të nevojshme, një ditë do të kalojnë në procese mekanike dhe do të kryhen nga mjete dhe teknologji të cilat do të krijohen.

Profesionet të cilat nuk e rrezikojnë këtë zvëvendësim përfshijnë ato profesione në të cilat kërkohet përkujdesje për të tjerët, aftësi të mira kreative apo edhe aftësi negociuese.

10 profesionet që kanë rrezikun më të lartë për t’u automatizuar janë:

  1. Ndërmjetësit,
  2. Hartuesit e taksave,
  3. Agjentët e mallrave,
  4. Ekzaminuesit, kërkuesit e materialeve të ndërtimit,
  5. Riparuesit e orëve,
  6. Teknikët matematicienë,
  7. Marketingu dhe shitja nëpërmjet televizionit,
  8. Teknikët e librarive,
  9. Agjensionet e sigurimit,
  10. Punonjësit për hedhjen e të dhënave.

10 profesionet që kanë rrezikun më të ulët për t’u automatizuar janë:

  1. Trajnerët e sportit,
  2. Analistë të sistemeve kompjuterike,
  3. Drejtorët për menaxhimin e rasteve emergjente,
  4. Menaxherët e burimeve njerëzore,
  5. Mësuesit,
  6. Profesionet që lidhen me shëndetin si: terapistë, psikologë, infermierë,
  7. Arkeologët,
  8. Koreografët,
  9. Dizanjuesit e veshjeve,
  10. Antropologët.

Nuk duhet harruar faktin që me zhvillimin e teknologjisë krijohen edhe jashtëzakonisht shumë vende të reja pune, madje ndoshta edhe shumë më shumë se sa eleminohen. Sot shumica e profesioneve neve na lidhin  pikërisht me teknologjinë dhe internetin,madje ndodhë shpesh që përdorimi i teknologjisë të jetë zgjidhja jonë e vetme për një qështje të caktuar.