Pergaditje profesionale | Oferta Pune
2558

3 Pyetjet më të shpeshta në intërvistë

Pa marrë parasysh se sa here kemi qenë në intervista të punës, kur vjen puna të marrim pjesë në një të tillë, tentojmë t’a parapërgatisim pothuajse çdo pyetje të mundëshme që do të na bëhet në mënyrë që të dukemi sa më të informuar për punën që ofrohet.

Zakonisht gjatë përgatitjeve ne kemi parasyshë pyetjet e “vështira” tek të cilat nuk është lehtë të përgjigjemi dhe ndodhë shpesh që pas pyetjes nuk e kuptojmë se çfarë realisht i intereson bashkëbiseduesit të mësoj nga ne me atë pyetje të parashtruar.

3 pytejet kryesore në pothuajse secilen intervistë janë:

bad-interview

  1. Më flisni për veten tuaj

Me këtë pyetje intervistuesi zakonisht e fillon intervistën. Ata kërkojnë që me anë të përgjigjes tuaj të shohin se sa komunikativ jeni dhe çfarë aftësie keni që të tregoni për veten tuaj. Përderisa jeni në intërvistë, nënkupton që ata tashmë informacionet bazë i kanë nga CV-ja apo letra e motivimit kështu që mundohuni të tregoni gjëra që nuk i keni shkruar në këto dy dokumente apo të paktën nëse vendosni ti thoni gjërat e njëjta kujdesuni që t’i zgjeroni ato dhe të jepni edhe infomacione të reja.

  1. Çfarë ofroni ju?

Zakonisht në çdo intervistë pason pyetja se çfarë mund t’i ofroni ju kompanisë në fjalë. Kjo pyetje cilësohet si pyetje shumë e ndërlikuar për arsye se nga përgjigja që ju jepni, punëdhënësi mëson se cilat janë gjërat që ju i bëni më së miri. Konsiderohet si pyetje e vështirë sepse zakonisht për kanidatët është e vështirë t’i shprehin me fjalë aftësit e tyre më të mira.

Intervistuesi këkon të zbuloj pikat tuaja më të forta, aftësitë, eksperiencat dhe personalitetin tuaj në lidhje me atë se çfarë ajo kompani realisht kërkon nga punëtorët.

Para se të niseni në intervistë kujdesuni të merrni informacione të nevojshme për pozitën ku keni aplikuar, në këtë mënyrë do ta keni më të lehtë ta dini se çka realisht kërkohet nga ju.

  1. Ku e shihni veten tuaj pas 5 vjetësh?

Sfidë shumë e madhe e kompanive sot është edhe gjetja e punëtorëve të cilët janë të gatshëm të qëndrojnë për një kohë të gjatë në kompaninë përkatëse. Është shumë e rëndësishme që të jemi të sinqertë kur përgjigjemi në këtë pyetje.

Zakonisht intervistuesi kërkon të dijë se a jeni ju të gatshëm të kontriboni gjatë në kompani apo jeni aty vetëm për qëllimet personale dhe  profesionale.

 Duhet të kemi parasyshë që gjithmonë të kujdesemi se si përgjigjemi në këto pyetje sepse janë me të vërtetë shumë të rëndësishme. Mjafton të jeni vetja dhe ta lejoni punëdhënësin të kuptoj tek ju atributet më të mira që i keni.