Pergaditje profesionale | Oferta Pune
5880

8 Rregullat e pashkruara në vendin e punës

Nuk ka rëndësi se a jeni duke bërë thjeshtë një praktikë, jeni i sapo punësuar apo keni një karrierë të gjatë në punën tuaj, janë disa rregulla të pa shkruara të cilat domosdoshmërisht duhet të i plotësojmë në rast se dëshirojmë të jemi të pëlqyer nga kolegët, bashkëpunëtorët apo edhe punëdhënësit, në pa marrë parasyshë qfarë vendi të punës jemi.

Mos shpërndani thashetheme

 

Problemet janë pjesë e pandashme e secilit prej nesh dhe zakonisht tentojmë t’i mbajmë ato sa më larg vendit të punës e aq më tepër, sa më larg atyre që bëjnë thashetheme. Mundohuni të qëndroni sa më larg thashethemeve sepse një gjest i tillë do të ju shkaktojë probleme të mëdha në raportet shoqërore që krijoni në ambientin ku ju punoni.

Në rastet kur një person ndan me ju një problem, informatë apo pa marr parasysh se qfarë lajmi mundohuni që ta mbani atë sekret për personat e tjerë të tretë. Ndodh shpesh që në ambientet e punës, personat që merren me thashetheme të jenë personat më jo produktivë në aspektin profesional pasiqë prioritet i tyre zakonisht janë lajmet që sillen vërdall vendit të punës.

Veshuni mirë dhe pastërt

0

Të dukesh mirë dhe pastërt është një sfidë e përditshme në vendin e punës. Nuk është e nevojshme që gjithmonë të visheni me gjëra të shtrenjta apo shumë të vecanta, mjafton që të dukeni mirë për vendin ku qëndroni dhe normalisht ato që ju vishni të jenë të pastërta.

Asnjëherë mos bëni gabimin që shpesh e bëjnë njerëzit në punë, ta teproni me veshje të cilat se pari nuk ju bëjnë të ndiheni mirë e pastaj ju bëjnë të dukeni pak sa të egzagjeruar në mes kolegëve apo punëdhënësve tuaj.

Merrni pjesë në organizime të kompanisë

 

Në organizimet e ndryshme që bëhen nga kompanitë qofshin ato panaire apo organizime të ndryshme socializuese, darka apo festa, është mirë që të merrni pjesë në to. Në raste të tilla ju i jepni hapërsirë më shumë kolegëve tuaj që të ju njohin për atë që ju jeni me të vërtet. Në këtë mënyrë krijohen lidhje më të forta mes stafit brenda një kompanije.Prandaj edhe në shumicën e rasteve kur kompania organizon festë të tilla i organizon pikërisht për këtë qëllim.

Mos harroni që gjatë tërë kohës jeni duke e përfaqësuar kompaninë e juaj

0

Secili nga ne me apo pa qëllim është gjithmonë një imazh për vendin e tij të punës. Ajo qfarë ju tregoni për kompaninë është shumë më e besueshme se cdo reklamë apo kampanjë që bënë kompanija për t’i treguar njerëzve për veten. Me secilin njeri që keni kontakt mundohuni që ta llogaritni si të jetë klient potencial dhe në këtë mënyrë do ta bëni përfaqësimin më të denjtë për punën që ju bëni.

Keni kujdese edhe për detajet e më të vogla, pasiqë në shumicën e rasteve janë detajet ato që bëjnë diferencën.

Kujdes vonesat

 

Ka shumë gjëra që tregojnë respekt për vendin e punës e njëra ndër to është edhe përpikmëria dhe respektimi i orarit të punës. Ardhja në kohë në vendin e punës është një veti që secili punëtor duhet ta ketë.

Arsyet janë gjtihmonë të pranishme ne rast të vonesave, sot mund të jetë bateria e harxhuar në telefon, nesër problem me komunikacionin, pasnesër arsye personale. Nëse jeni person që keni probleme me gjumin apo vonesat mundohuni që të zgjoheni më herët në mënyrë që të keni më tepër kohë.

Në rastet kur keni nevojë të përfundoni ndonjë punë shumë personale lajmëroni më herët për vonesën në mënyrë që të përgatitet një zëvendësim për ju nëse osht e nevojshme. Egzistojnë zgjidhje të pafundme për këtë problem shekullore.

Tregoni respekt për të gjithë, pavarësisht nga pozita e tyre

 

Respekti i barabart për të gjithë, nga pastruesit e deri tek personat në pozita më të larta është një veti që të githë duhet ta posedojnë. Secili prej tyre po bënë nje punë të ndershme për ta siguruar jetesën e vet prandaj duhet të kenë që të gjithë trajtim të njëtë pa marr parasyshë pozitën e vet.

Sado që ta shihni si të vështirë një përshëndetje të shoqëruar me një buzëqeshje të ngrohtë, është mirë ta praktikoni më shpeshë pasiqë kjo e bënë të ndihet mirë personin që keni përballë.

Të respektosh të tjerët dhe të sillesh mirë me ta ju ndihmon shumë në raste kur keni aspiratë për lidership apo për ngritje në detyrë në vendin e punës pasiqë në ditët kur ju do të merrni titullin e lidershipit personat që do t’i keni nën vete do të ndihen më lehtë të flasin me ju për problemet e veta .

Kur përdorni diçka që është duke u harxhuar, Ri-mbusheni

 

Një gjë tjetër e cila vlerësohet shumë në vendin e punës është edhe kujdesi që ne i kushtojmë mirëqenjës së tjetrit. Në rastet kur jeni duke fotokopjuar diqka dhe e përdorni fletën e fundit apo edhe kur merrni gotën e fundit të plastikës për ujë, është mirë që t’i mushni aparatet përkatëse me material pasiqë fakti që ju jeni  personi I fundit që i përdori gjërat e mbaruara do të thotë që ju takon juve ta lëni gati makinën.

Mbani sekretet e kompanisë, Sekrete

 

Pa marr parasyshë se qfarë pozitë keni në kompani, informacionet që i keni apo që i merrni me ose pa të drejtë nuk duhet t’i shpërndani në asnjë mënyrë jashtë kompanisë. Fakti qe dikush ju beson juve një informatë do të thotë që duhet ta ruani atë deri në fund.

Kompania ku ju punoni duhet të ketë besim tek ju e në këtë mënyrë ata mund të llogarisin, të ju besojnë ndonjë punë edhe me përgjegjësi më të madhe. Besimi i punëdhënësit tek ju është faktor shumë me rëndësi që ndikon tek puna juaj.