Pergaditje profesionale | Oferta Pune
2464

Gabimi më i madh në një letër motivimi

Rëndësinë e një letre motivimi nuk mundet ta mohoj asnjëri nga ne. Sot një letër e tillë ka rëndësi shumë të madhe në secilën punë që ne aplikojmë.
Një hap para se të fillojmë shkrimin e një letre të motivimit, ne duhet te sigurohemi që fillimisht CV-ja jonë është mjaftueshëm e pasur me infromacione që të jetë e gatshme për të na siguruar neve hapin tjeter i cili është interesimi i punëdhënësit për ta lexuar letrën tonë të motivimit.

Close-up of secretary’s hands doing paperwork

Duhet të kemi parasyshë që secili punëdhënës që e shpallë një vend pune, pranon padyshim shumë aplikime, CV-ja dhe letra motivimi prandaj duhet të kemi parasysh që nëse në rreshtat e parë nuk shkruajmë diqka që ta tërheq lexuesin të vazhdoj më tej, nuk do të mundemi asesi të shkojmë drejt një interviste.
Jo rastësisht thuhet që “Egzsiton vetëm një shancë e fundit për të lënë përshtypje të parë” prandaj keni kujdes.

Gabimi i parë që ne e bëjmë është që e injorojmë fare bashkangjitjen e një letre motivimi gjat një aplikimi për punë. Një gjest i tillë neve na bënë të dukemi shumë dembel dhe aspak profesionist pasiqë tashmë është bërë kërkesë bazë bashkangjitja e një letre të tillë në thuajse secilin konkurs.
Gabimi tjetër është që ne edhe në rastet kur marrim përsipër të shkruajmë një të tillë, nuk i kushtojmë rëndësinë e nevojshme detajeve dhe shumicën e kohës i shkruajm pothuajse të njejtat gjëra që i kemi përmendur në CV-n tonë.

email-marketing-900x450
Nuk duket harruar faktin që letra e motivimit ka për qëllim ta plotësoj CV-në e jo ta përshkruaj atë, prandaj keni kujdes.
Ajo çfarë punëdhënësve u pëlqen është rasti kur ne jemi shumë të qartë dhe specifik në gjërat që shkruajmë. Nuk ka rëndësi aspak sasia e fjalëve që shkruani, rëndësi ka që ato të jenë të shkruara qartë, mirë dhe të japin mjaftueshëm infomacione.