Kontabilist | Oferta Pune
  • Agro Florence Sh.p.k
    • Të dhënat e kompanisë
    • Agro Florence Sh.p.k
    • Qyteti
      kline
    • Shteti
      kosova
    • Numri i kontaktit
      044/347-456
  • Pozita: Kontabilist

    Data e skadimit
    3 jave
  • Pershkrimi i punes

    Kompania AGROFLORENCE SH.P.K është e orientuar në biznesin e sektorit të produkteve bujqesore përkatësisht në distribuimin dhe shitjen me shumicë të produkteve bujqesore, ne territorin e Kosovës.Hap vend të lirë pune për:
    • Kontabilist

    Detyrat

    • Nën mbikëqyrjen direkte të Menaxherit të Financave, do të kryej këto detyra:
    • Pranimi, kontrollimi dhe sistemimi i dokumentacionit kontabël;
    • Regjistrimi kontabël i dokumentacionit të pranuar në softuerin e kontabilitetit sikurse janë faturat e blerjes, kalkulimi i DUD-ve, faturat e shpenzimeve sipas kategorive, regjistrat e pagave;
    • Përgatit raportet ditore për të hyrat e realizuara nga shitja me të gatshme dhe harmonizon të njëjtat me raportet e bankës;
    • Menaxhimin e llogarive te arkëtueshme;
    • Menaxhimin e llogarive te pagueshme;
    • Përgatit dhe analizon harmonizimet e transaksioneve bankare;
    • Menaxhimin e pasurive fikse: regjistrimi i detajeve te pasurive, llogaritja e zhvlerësimit, regjistrimi i pasurive te reja dhe shlyerja e atyre te dala nga përdorimi;
    • Përgjegjës për menaxhimin me paranë e imët;
    • Barazimi i llogarive të stoqeve me kontabilitetin financiar;
    • Plotëson te gjitha formularët qe kërkohen nga Administrata Tatimore e Kosovës;
    • Përgatit raporte të ndryshme dhe i dorëzon ato Menaxherit të Financave dhe kontabilitetit sipas kërkesës;
    • Kryerja e punëve të tjera nga lëmi i kontabilitetit, financave ose punëve tjera administrative sipas kërkesës së Kontabilistit kryesor


    Kualifikimet

    • Te ketë njohuri të mira në përdorimin e programeve bazë të kompjuterit (përparësi);
    • Shkathtësi të larta në përdorimin e moduleve të MS Office (Word dhe Excel) dhe në përgjithësi në punët me numra;
    • Fakulteti Ekonomik, drejtimi kontabilitet apo banka dhe financa (obligative);
    • Përvojë pune relevante në kontabilitet dhe financa (ose pjesëmarrës në trajnime: praktika në kontabilitet);


    Tjera

    • Informacione plotësuese: CV pranohen në emailin agroflorence@hotmail.com
    • Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në 044/347-456; 044/267-621
    • Vërejtje: CV-a pranohet në formë elektronike apo në selinë e kompanisë Agroflorence shpk, andaj CV-së preferohet ti bashkëngjitet nje foto.


    Lokacion(et) e punes

    Kline

    Etiketat: oferta pune
Share This

Share This

Share this post with your friends!

Share this

Share this post with your friends!