Raiffeisen Bank | Oferta Pune
  • Raiffeisen Bank

    • Qyteti
      prishtina
    • Shteti
      kosova
    • Adresa kryesore
      Rruga UÇK, nr. 51Prishtinë, Kosovë
    • Webi
    • Numri i kontaktit
      +381 38 222 222
    Përshkrimi:
    • Banka Raiffeisen në Kosovë është degë e Raiffeisen Bank International AG (RBI). RBI erdhi në Kosovë në fund të vitit 2002 duke blerë pjesën më të madhe të aksioneve të Bankës Amerikane të Kosovës. Në qershor të vitit 2003, Banka u riemërtua si Banka Raiffeisen në Kosovë. RBI ofron shërbime dhe produkte bankare dhe investuese për kompanitë austriake dhe ndërkombëtare, një rrjet të gjerë të njësive bankare dhe lizing në Europën Qëndrore dhe Lindore për korporata dhe retail por edhe shërbime banakre investuese në Azi dhe në qendrat kryesore financiare në botë.
    • Sipas bilancit të gjendjes të datës 30 shtator 2014, asetet e përgjithshme të Bankës Raiffeisen në Kosovë ishin 738 milionë Euro, depozitat e klientëve 612 milionë Euro, ndërsa portofoli i kredive ishte 418 milionë Euro. Banka Raiffeisen ka një kapital prej 63 milionë Euro.
    • Banka Raiffeisen ofron një gamë te gjerë të shërbimeve dhe produkte bankare për të gjithë klientët: individët, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe të korporatave. Që nga fillimi i punës së saj në Kosovë, Raiffeisen Bank është shumë e suksesshme duke përkrahur zhvillimin e të gjitha segmenteve me produkte të ndryshme, duke përfshirë kreditë dhe depozitat. Ndërsa duke ju referuar performancës së Bankës gjatë vitit 2013, The Banker, revistë e njohur ndëkombëtare e ka vlersuar Bankën Raiffeisen si "Banka e vitit 2013" në Kosovë.
    • Për të përkrahur aktivitetet tona të biznesit dhe për të ofruar shërbime të kualitetit të lartë për klientët tanë përmes teknologjisë më të re, ne kemi vazhduar të investojmë në Teknologji informative dhe operacione. Si vlerësim për këtë, banka jonë arriti të bëhet kompania e parë në rajon e certifikuar për ISO 20000 nga Registered Quality Assurance (LRQA).
    • Gjatë vitit 2010, Banka Raiffeisen në Kosovë ka qenë mjaft aktive në përkrahjen e aktiviteteve të ndryshme në sport, kulturë dhe mirëqenje sociale. Në fakt kontributi ynë ndaj shoqërisë është vlerësuar edhe nga Oda Amerikane e Kosovës dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara të cilat e kanë ndarë çmimin si “Kompania më e mirë në Kosovë për Përgjegjësi Sociale 2010”.
    Pozicionet e lira ne kete kompani
  • Ka skaduar

  • Ka skaduar

  • Ka skaduar

  • Ka skaduar

  • Ka skaduar

  • Ka skaduar

  • Ka skaduar

  • Ka skaduar

  • Ka skaduar

  • Ka skaduar