10 Profesionet më të rrezikshme në botë | Oferta Pune
1999

10 Profesionet më të rrezikshme në botë

Profesionet e ndryshme sjellin me vete edhe rrëziqe nga më të ndryshmet, por a keni menduar ndonjehere se cilat cilesohen si profesionet me te rrezikshme ne bote? Nëse jeni kurioz ta mësoni, atëherë në vazhdim po ju listojm ato duke filluar nga ato më të rrëzikshmet:

1. Punëtorët e antenave të celularëve

Punëtorët e antenave të celularëve

Në vendin e parë rradhiten punëtorët e antenave të celularëve duke u bazuar në numrin e madh të ndekjeve që ka ky profesion. Vetëm në vitin 2016 nga ky profesion kanë vdekur 18 persona. Kompanitë që merren me profesione të tilla dhe kanë punëtorë pikërish në këtë lëmi vazhdimisht kërkojnë që të merren masa sa më të larta të sigurisë në mënyrë që numri i vdejkeve gjat ushtrimit të këtij profesione të jetë sa më i vogël.

Shkalla vdekjes: 184 në 100 mijë punëtorë

2. Peshkatarët komercialë

Peshkatarët komercialë

Mesatarisht në këtë industri vdesin 51 persona duke e ushtruar këtë profesion. Kushtet e ndryshueshme klimatike, mjetet e renda të punës dhe valët e papritura janë vetëm disa nga vështirësitë me të cilat përballen këta punëtore, aq më keq kur dihet se në rrethana të tilla punëtorët e tillë nuk kan as ku të strehohen apo të mbrohen nga këtro fatkeqsi.

Shkalla e vdekjes: 142 në 100 mijë punëtorë 


3. Pilotët dhe inxhinierët e avionëve

A male pilot stands outside of a corporate jet aircraft, reviewing a flight log book.

Pilotët e sidomos inxhiniertët e avionëve janë jashtzakonisht shumë të ekspozuar ndaj rrëziqeve të llojeve të ndryshme. Paisjet eksperimentale, puna me orare shumë të zgjatura dhe ekspozimi ndaj kimikateve të ndryshme e bënë këtë profesion të radhitet i treti për nga shalla e rrëzikshmërisë.

Shkalla e vdekjes: 88 në 100 mijë punëtorë 

4. Druvarët

Druvarët (2)

Paisjet shumë të rrëzikshme, puna me shumë presion dhe vendet e papërshtatsme të punës janë vetëm disa nga vështersitë me të cilat përballen këta puntorë. Pjesa më e madhe e kohës për këta puntorë kalohet në kodra ku vazhdimisht i duhet të ballafaqohen me erëra të fora, degë të cilat rrëzohen vazhdimisht, rrënjë të fshehura dhe shumë probleme të tjera.

Shkalla e vdekjes: 81 në 100 mijë punëtorë

5. Punëtorët e ndërtimit

Punëtorët e ndërtimit

Në këtë kategori hynë personat të cilët janë të detyruar të punojnë mbi skela të ndërtesave të mëdha. Mjafton një hap i gabuar për ti marrë jetën punëtorëve të tillë. Pavarsisht se kompanitë marrin vazhdimisht masa strikte të sigurisë, numri i vdekjeve të puntorëve në këtë lëmi vazhdon të mbetet shumë i lartë.

Shkalla e vdekjes: 61 në 100 mijë punëtorë

6. Mbledhësit e plehrave

Mbledhësit e plehrave (2)

Profesionet e tilla konsiderohen padyshim ndër profesionet më të rrëzikshme në botë. Duke pasur parasysh që këta persona janë vazhdimisht të ekspozuar ndaj materialeve të dëmshme, kimikaleve të ndryshme, xhamave nga të cilët mund të prehen dhe marrin infeksione nga më të ndryshmet pastaj edhe mjetet toksike ndaj të cilave këta persona ekspozohen. Numri i vdekjeve në mesin e këtyre puntorëve vazhdon të mbetet shumë i lartë pavarsisht se sa shumë kujdes tregojnë gjat orarit të punës.

Shkalla e vdekjes: 42 në 100 mijë punëtorë

7. Fermerët

SRBIJA BERBA JAGODA

Mjetet e mëdha të punës dhe oraret e zgjatura janë vetëm disa nga shkaktarët e aksidenteve të ndryshme në këtë profesion. Mesatarisht në vitë regjistrohen 307 aksidente të tilla. Helmimi nga lëndët e ndryshme kimike dhe ekspozimi nga insekteve të ndryshëm janë vetëm disa nga shkaktarët që në këtë profesion vazhdon të jetë shumë i madh numri i rasteve fatale që përfudnojnë me vdekje.

Shkalla e vdekjes: 38 në 100 mijë punëtorë

8. Punëtorët e çative

Workers of roofs

Mjetet shumë të rënda të punës dhe lartësia në të cilën punojnë këta persona është shkaktar kryesor i rasteve që përfundojnë me fatalitet. Lodhja e tepërt që përjetojnë personat e tillë shpesh rezulton edhe me moskujdes nga ana e tyre e edhe me shpesh me vdekje.

Shkalla e vdekjes: 35 në 100 mijë punëtorë

9. Punëtorët e linjave elektrike 

Employees of French electricity transport network operator RTE work to fix a high voltage line at a power plant in the French southeastern city of Trans-en-Provence, on June 17, 2010 in the aftermath of floods that struck the region. At least 20 people have been killed by these flash floods in Draguignan and in the neighboring city of Le Luc, caused by heavy rains.  AFP PHOTO  STEPHANE DANNA (Photo credit should read STEPHANE DANNA/AFP/Getty Images)

Më shumë se 36 persona vdesin në vitë pikërisht nga profesionet e tilla. Ngjitja në shtylla të larta dhe të rrëzikshme kusht kryeson në këtë punë. Procesi bëhet edhe më i vështirë kur ne kurriz duhet ti mbajnë paisjet e rënda të punës të cilat shpesh shkaktojnë disbalancim në tupin e tyre e më pastaj përfundojnë me fatalitet. Edhe pse personat që ushtojnë këtë profesion janë shumë të kujdesshëm dhe të trajnuar për punën që bëjnë, numri i vdekjeve vazhdon të mbetet shumë i madh.
Shkalla e vdekjes: 34 në 100 mijë punëtorë

10. Shoferët e kamionëve

Shoferët e kamionëve

Prfesioni i shoferëve të kamionit radhitet ne 10-ta në këtë listë. Ndonëse puna e tyre nga jasht duket shumë e thejshtë, ajo nuk është aspak e tillë pasiqë mjafton vetëm një dekoncentrim i vogël dhe i gjithë balanci i makinave të mëdha e të rënda prishet dhe përfundon si mos më keq. Numri i vdekjeve nga ky profesion vitet e fundit ka filluar të ulet dukshëm për arsye se mjetet e trasportit po përsosen cdo herë e më shumë

Shkalla e vdekjes: 27 në 100 mijë punëtorë