
3 Pyetjet më të shpeshta në intërvistë
Pa marrë parasysh se sa here kemi qenë në intervista të punës, kur vjen puna të marrim pjesë në një të tillë, tentojmë t’a parapërgatisim pothuajse çdo pyetje të mundëshme që do të na bëhet në mënyrë që të dukemi sa më të informuar për punën që ofrohet.
Zakonisht gjatë përgatitjeve ne kemi parasyshë pyetjet e “vështira” tek të cilat nuk është lehtë të përgjigjemi dhe ndodhë shpesh që pas pyetjes nuk e kuptojmë se çfarë realisht i intereson bashkëbiseduesit të mësoj nga ne me atë pyetje të parashtruar.
3 pytejet kryesore në pothuajse secilen intervistë janë:
- Më flisni për veten tuaj
Me këtë pyetje intervistuesi zakonisht e fillon intervistën. Ata kërkojnë që me anë të përgjigjes tuaj të shohin se sa komunikativ jeni dhe çfarë aftësie keni që të tregoni për veten tuaj. Përderisa jeni në intërvistë, nënkupton që ata tashmë informacionet bazë i kanë nga CV-ja apo letra e motivimit kështu që mundohuni të tregoni gjëra që nuk i keni shkruar në këto dy dokumente apo të paktën nëse vendosni ti thoni gjërat e njëjta kujdesuni që t’i zgjeroni ato dhe të jepni edhe infomacione të reja.
- Çfarë ofroni ju?
Zakonisht në çdo intervistë pason pyetja se çfarë mund t’i ofroni ju kompanisë në fjalë. Kjo pyetje cilësohet si pyetje shumë e ndërlikuar për arsye se nga përgjigja që ju jepni, punëdhënësi mëson se cilat janë gjërat që ju i bëni më së miri. Konsiderohet si pyetje e vështirë sepse zakonisht për kanidatët është e vështirë t’i shprehin me fjalë aftësit e tyre më të mira.
Intervistuesi këkon të zbuloj pikat tuaja më të forta, aftësitë, eksperiencat dhe personalitetin tuaj në lidhje me atë se çfarë ajo kompani realisht kërkon nga punëtorët.
Para se të niseni në intervistë kujdesuni të merrni informacione të nevojshme për pozitën ku keni aplikuar, në këtë mënyrë do ta keni më të lehtë ta dini se çka realisht kërkohet nga ju.
- Ku e shihni veten tuaj pas 5 vjetësh?
Sfidë shumë e madhe e kompanive sot është edhe gjetja e punëtorëve të cilët janë të gatshëm të qëndrojnë për një kohë të gjatë në kompaninë përkatëse. Është shumë e rëndësishme që të jemi të sinqertë kur përgjigjemi në këtë pyetje.
Zakonisht intervistuesi kërkon të dijë se a jeni ju të gatshëm të kontriboni gjatë në kompani apo jeni aty vetëm për qëllimet personale dhe profesionale.
Duhet të kemi parasyshë që gjithmonë të kujdesemi se si përgjigjemi në këto pyetje sepse janë me të vërtetë shumë të rëndësishme. Mjafton të jeni vetja dhe ta lejoni punëdhënësin të kuptoj tek ju atributet më të mira që i keni.
ne shum vende te punes me behet pytja sa mendon qe e ki pagen , per qfare page mundesh te punosh per kete vend te punes ketu nuk di si te pergjigjem
Kjo eshte nje nder pytjet kryesore, sidomos ne sektorin privat edhe dihet se gjdo veprimtari private ka deshiren te gjej me te mirin/miren dhe te paguaj sa me pak. Nuk eshte e lehte te pergjegjesh kesaj pytje por te kisha kshilluar nese te vjen rasti heren tjeter te shkosh ne intervist, krahas informatave qe do ti maresh reth organizates apo vendit te punes qe ke konkuruar, krahas kshillave qe jane shum mire te cekura me lart ne rubriken “Tregona diqka per vehte”, mundohu te kuptosh se si jane pagat aty, ose paga ne pergjithsi ne Kosove per ate pozit, ne menyre qe as mos te nenvleresosh vehten as mos te mbi vleresosh vehten. Nje bilance, vetem se nje keshill ( ASESI mos le pa pergjegjje, sepse ka dy probleme:
1) Tregon mos sigurin tende, dhe mos vlersimin tende, dhe
2) Punedhenesi apo Rekruteri nuk mund te shpenzon kohe per ty ( e kjo dmth qe nese nje punedhenes apo rekruter humb kohe dhe mer shum ne intervist e po e zeme se te ka perzgjedh ty dhe ti ftohesh te fillosh punen, dhe ne rastin qe ti nuk e pranon, imagjinoje sa ka qen humbje kohe per te….)
Tek ne ne kosov nuk kqyren afetsit e kanditadit po kqyren sa me e ult te jet rroga… Po kosov ekzisto fenomeni njofsia, po pate njofsi hyn ku don ti.
op Valla
dhe pyetjet me te shpeshta qe duhet te behen mendoj se testimi me shkrim e pastaj edhe me goje i shpjegon te gjitha aftesite e njeriut ama nje test i pergatitur nga profesionistet e asaj fushe ku krkohet punetori
Nga komentet kjo e Erises me pelqeu me se shumti, FATEKEQSISHT eshte shum e vertet, sepse kur pregadisin testet pregadisin nje te ashtu quajtur SHABLLON edhe pavarsisht se qfar pozite aplikon, ke me u ballafaqu me te njejtin test vetem vlerat e numrave dhe rrjedhoja e fjaleve ndryshon, e qe ne realitet kishte dash te ishte per secillen pozit testi duhet te kishte specifikat e veta qe edhe konkurentet qe aplikojne automatikisht te dalin ne drite ata qe dine kalojne e jo e kunderta.
Fatkeqesisht shume rralle departamenti i burimeve njerezore udhehiqet apo menaxhohet nga njerez profesionale, zakonisht ne keto vende vendosen juriste (respekt per secilin), te cilet shfrytezohen si njohes se te drejtes mirepo jo edhe si eksperte te fushes se burimeve njerezore, nga kjo rrjedhe edhe fakti se testet ne perdorim jane shablone te vjetruara dhe jo konform nevojave te nje organizate per vendin e punes te cilin shpallin si te lire.
Kosove veq tkqyrin met tshfrytzu sen tjeter !!
Edhe ka shume raste qe te thirr ne intervist edhe me pyet intervistuesin a e dine qka je kah kerkon nuk e dine mire je ti ai person per te cilin mundohet te gjej edhe e gjen nje qe as nuk ka lidhje per kurgje hiq