4 Këshilla për t'u punësuar tek "Baruti GmbH" | Oferta Pune
2072

4 Këshilla për t’u punësuar tek “Baruti GmbH”

Baruti GmbH me degë e vet në Kosovë është shembulli më i mirë për kompanitë në vendin tonë sa i përket metodave të punësimit. Kjo kompani aktualisht është  duke punësuar, shkolluar dhe trajnuar një numër të madh të personave që kërkojnë punë. Aktualish kjo kompani radhitet si njëra ndër kompanitë më të mira për punësim të të rinjëve.

Në vazhdim ju ftojmë të lexoni një intërvistë të realizuar me Znj.Fikrete Asllani e cilat në këtë kompani ka pozitën e “Head of HR & Administration” dhe me ne do të ndajë kushtet që duhet të plotësohen në mënyrë që ta fitoni një vend pune në këtë kompani.


Fikrete
Fikrete Asllani – Head of HR & Administration

 

1. Cilat janë gjërat që ju i vlersoni më shumë në CV-të që i pranoni? 

Në një CV kanë këto gjëra rëndësi:  Të dhënat personale, të edukimit dhe të pervojes së punës, si dhe emertimi i pozitës për të cilën aplikon.

( Këto të dhënat duhet të jenë sa më të kuptueshme dhe normalisht reale)

2. Sa e rëndësishme është përshtypja e parë në një intervistë pune ?

Gjatë intervistës verbale përshtypja e parë ka rëndesi të madhe sepse ndikon në paraqitjen profesionale dhe serioze të një kandidatit. Paraqitja profesionale, qasja e hapur, dëgjimi dhe përgjegjiet adekuate gjatë një interviste verbale kanë rendesi shtesë për pranimin e një vendi pune në të cilin aplikoni.

3. Cilat janë gjërat që i vlersoni më shumë tek kandidatët?  

Kandidati në rend të parë është shumë i vlefshëm sepse është aplikues potencial për tu bërë pjesë e një kompanie. Gjërat të cilat vlerësohen  tek një kandidat janë interesimi i tij për kompaninë duke e marrë vetë iniciativën për të shtruar pyetje dhe për të treguar shumë për përvojat e tij në vende tjera pune , qofshin ato pozitive apo negative.

Mënyra e të treguarit se si është ballafaquar me situata të ndryshme në vend të punës ka rëndesi shumë tek ne.

4. Cilat gjëra ju pengojnë më tepër në intervista ? 

Gjërat të cilat nuk janë të mirëseardhura gjatë një interviste janë: mospergaditja për në interviste, mangësi në informacione të vendit ku aplikon.

5. A mund te na tregoni ndonjë ndodhi interesante që ju ka ndodhur gjatë kohës kur keni intervistuar dikë?  

Gjatë pervojës time kam hasur në kandidat të ndryshëm, për të cilët gjithmonë kam treguar mirëkuptim.

Raste te çuditshme ishin ato dite kur, stafi jone bënin përgaditjen për fazat rekrutuese edhe kur bënim thirrjen e kandidatëve për interviste, aplikuesi ulur para komisionit tregonte se në fakt paska konkurruar në vend të gabuar duke thene:

” A nuk jeni ju  kompani…më falni sepse paskam ardhur gabim “.

6. Sipas jush, çfar cilësi duhet të ketë një njeri që të jetë punëtor ideal? 

Mendoj që është vështirë të gjenden kandidat apo të punësuar ideal sepse ka shumë  karaktere të cilet ndryshojn nga njeri – tjetri.  Faktorët apo elementet të cilët e bëjnë një të punësuar të dalloj nga të tjerët janë: Përpikshmëria në punë, lojaliteti, motivimi, performanca e lart dhe vetiniciativa për të ndihmuar të tjerët në zgjedhjen e problemeve të ndryshme.

7. Cfar këshille do ti jepnit të gjithë atyre që aplikojn dhe kanë nevojë për vend pune?

Këshilla të cilën  kisha pasur dëshirë të ja percjellë të tjërve kishte me qenë e gjatë por me rendesi është që:

  1.  Aplikuesi të informohet mirë për kompanin ku aplikon dhe për pozitën për të cilën aplikon.
  2.  Aplikuesi të dërgoj saktësisht të dhënat të cilat kërkohen në shpallje , as më pak as më shumë.
  3.  Të ketë durim në pergjegjiet nga ana e kompanise ( nese nuk kthehet një kohë të gjatë asgjë , atehërë të kontaktoj atë kompani për të marrë informacione shtesë )
  4.  Të jetë i pergaditur në intervistën verbale edhe për ndonje test të mundshëm në pozitën për të cilën ka aplikuar.