5 gjërat që duhet të bëni nëse humbisni punën | Oferta Pune
3189

5 gjërat që duhet të bëni nëse humbisni punën

Largimi nga puna na bënë neve të ndihemi shumë konfuz, të frikësuar madje edhe të pafuqishëm. Ndjenjat e tilla janë gjithmonë të pranishme pasi të marrim lajmin e largimit nga puna dhe gjithmonë në mendje na kalojnë pa fund pyetje se si do t’i përballojmë shpenzimet personale, ato të familjes, a do të gjejmë punë tjetër shpejtë apo si do të vazhdoj jeta jonë profesionale…?!

Pas largimit nga puna normalisht ne tentojmë të fokusohemi menjëherë pa humbur fare kohë në gjetjen e një pune tjetër dhe shpesh harrojmë të kemi kujdes me disa gjëra që realisht duhet bërë në situata të tilla. Hapat e parë që duhet t’i merrni janë këto:

  1. Kontrolloni financat tuaja
    Kontrollimi i financave është i domosdoshëm në raste të tilla pasiqë tani që nuk do të keni një pagë të cilën do ta merrni në fund të muajit, ju do të duhet t’i organizoni me përpikmëri të gjitha shpenzimet dhe t’i caktoni gjërat që kanë më teper prioritet për ju. Shpenzimet e panevojshme largoni menjëherë nga lista, të paktën deri sa të gjeni një punë tjeter.
  2. Përfitimet
    Mundohuni qe pas largimit nga puna të fokusoheni në gjërat që keni fituar deri tani nga ajo eksperiencë. Përfitimet si financiare ashtu edhe profesionale janë ato që do të ju duhen edhe në të ardhmën kështu që është mirë që t’i organizoni ato dhe t’i përdorni edhe në eksperiencat e ardhëshme
  3. Përditësoni CV-në tuaj
    Është shumë e rëndësishme që Cv-ja juaj të jetë e përditësuar pasiqë tani që ka kaluar një kohë që nuk e keni bërë një gjë të tillë padyshim ju keni për të shtuar në të edhe eksperiencën e fundit apo për të ndërruar gjëra që tani më i ke mësuar në përvojën paraprake. Rifreskimi i rezymes i’u ndihmon që ta tregoni veten edhe në gjërat e reja që jeni mësuar t’i bëni. Sa më e kompletuar që të jetë Cv-ja juaj aq më tepër keni mundësi që ta fitoni vendin e ri të punës.
  4. Zbuloni aftësitë tuaja
    Secili nga ne ka një aftësi të vecantë që e dallon nga të tjerët prandaj është mirë që të mundoheni t’i gjeni këto aftësi në mënyrë që t’i përdorni në eksperiencat tjera. Në ketë raste është mirë të mendoni se qka ju mungonte juve si punëtor dhe ato gjëra t’i përmirsoni apo kontrolloni që të mos i bëni gabim edhe në punën tjetër që do të gjeni. Zakonisht në këto raste njeriu mëson shumë për veten pasiqë është vazhdimisht nën presionin e kohës dhe mundohet që të gjejë më të mirën tek vetja e tij.
  5. Filloni të aplikoni
    Gjetja e një pune të re do të ishte një hap padyshim i mrekullueshëm për ju. Pasi që ta ndieni veten të gatshëm për një punë të re filloni të aplikoni në pozitat që juve ju përshtaten dhe mundohuni të gjeni një profesion të cilin do ta bëni me shumë dëshirë pasiqë siç edhe thot populli: gjysma e punës është e përfunduar nëse bëhet më dëshirë dhe vullnet.

Në fund të fundit largimi nga puna nuk është fundi i botës, ndodhë shpesh që të ndiheni edhe më mirë nëse puna që keni bërë nuk ka qenë ajo që ju keni ëndërruar gjithmonë. Mundohuni të qëndroni sa më pozitivë dhe ta merrni shtruar këtë proces, mirëpo kini parasyshe që puna e re nuk gjindet duke qëndruar ulur në kolltuk prandaj aktivizohuni dhe jepni më të mirën nga vetja, kështu do të keni sukses në punën që kërkoni.