5 Hapa deri në punësim | Oferta Pune
1986

5 Hapa deri në punësim

Punesimi padyshim cilësohet si njëri ndër proceset më të rëndësishme e njëkohësisht edhe më i vështiri në jetën tonë, sidomos në vendin tonë ku mundësit e punësimit janë shumë të limituara ndërsa konkurenca është shumë e madhe.

Fakti që çdo kompani kërkon punëtorë sa më të pergatitur profesionalisht na bën neve që të kujdesimi cdo herë e më shumë qe të paraqitemi sa më të pergatitur përball këtyre konkurseve.

Hapat drej punësimit fillojnë që nga momenti që ne e shkohim një ofertë në portale të ndryshme. Në vazhdim për ju do të i listojmë 5 hapat që duhet ti ndjekni në rrugen drejt fitimit të vendit të punës:

1. Pregaditja e CV

shoot_4

Cv-ja padyshim është gjëja kryesore që ju siguron intervistën e punës. Një CV e mirë dueht të jetë e shkruar shkurt dhe qartë gjithmonë duke mos harruar të i cekni gjërat kryesore që duhet të i përmbaj ajo që janë:

  • Informatat personale
  • Edukimi dhe kualifikimi
  • Eksperienca në punë
  • Interesat dhe arritjet personale
  • Aftesite
  • Referencat

 

2. Letra e motivimit

Resume  Cover Letter display

Letra e motivimit apo siç njihet ndryshe si letër profesionale është letër e cila zakonisht dërgohet tek punëdhënesi nga punëkërkuesi e bashkangjitur me CV-n.

Në këtë dokument zakonisht duhet të shkruani karakteristikat tuajat dhe arsyet se pse ju e meritoni të jeni në pozitën në të cilën po aplikoni.

 Sigurohuni që të jeni sa më të qartë dhe specifik në gjërat që i shkruani në letrën e motivimit pasiqë letra e motivimit ka për qëllim që tek punëdhënësi të jap informacione të cilat nuk kemi pasur hapësirë të i shkuajmë në CV.

3. Pranimi i thirrjes për intervistë

man waiting for phonecall

Ndonëse nuk duket shumë e rëndësishme në shikim të parë, sjellja apo pergjigja që ju i jepni punëdhënësit tuaj potencial kur ai ju telefonon për të ju ftuar në intervistë ka rëndësi shumë të madhe. Një pergjigje e mirë, e sjellshme dhe e këndëshme ju ndihmon shumë që personi në anën tjetër të krijoj një përshtypje të parë për ju. Në të kundërtën një përgjigje shumë e arrogante mundet edhe të ju penalizoj që punëdhënësi ta anuloj intervistën me ju.

4. Hulumtimi I kompanise

1111 (1)

Gjat intrvistës ju duhet të mundoheni që të tregoheni sa më të pergatitur. Për ta krijuar këtë përshtypje tek intervistuesi është mirë që paraprakisht të hulumtoni për pozitën në të cilën keni aplikuar e më pastaj edhe për kompanin në fjalë.

Sa më shumë informacione që keni aq më mirë për ju pasiqë do të jeni në gjendje të pergjigjeni në çdo pyetje dhe ta krijoni në përshtypje shumë pozitive tek intervistuesi për faktin që ju jeni kurreshtar dhe me të vërtetë jeni i interesuar për atë vend të punës.

5. Dukja profesionale

055eb9cf4051fc0f_shutterstock_153117149.jpg.xxxlarge_2x

 

Sigurisht që në një intervistë pune ju doni të shkëlqeni dhe t’i pëlqeni personave që gjenden në panel me mendjen, intelektin dhe aftësinë tuaj profesionale.

Pavarësisht se si është stili yt I veshjes, ju duhet të kudjeseni që të dukeni shumë serioz kur vjen puna për paraqitjen e jashtme në intervistë pasiqë pamja e jashtme është një faktor I madh për përshtypjen e parë që e krijojnë njerëzit për ju e sidomos në raste të tilla siç është intervista e punës.