60 ditë afat për pronarët e objekteve në Qendrën Historike të Prizrenit | Oferta Pune
7593

60 ditë afat për pronarët e objekteve në Qendrën Historike të Prizrenit

Task Forca për Qendrën Historike të Prizrenit, ka mbajtur të mërkurën në Prizren mbledhjen e shtatës të radhës. Në këtë takim u prezantuan 35 raste të cilat shumica prej tyre, nuk i kanë respektuar kushtet e lejes ndërtimore sipas ligjit të QHP-së.

Kryesuesi i Task Forcës, Qemajl Hasani, deklaroi se misioni i Task Forcës është ta ndihmojë procesin me sugjerime dhe rekomandime që ligji i QHP-së të zbatohet në përpikëri.

Ndërkaq, drejtori i Urbanizimit, Njazi Kryeziu, deklaroi se janë të vendosur që së bashku me Inspektoriatin Komunal, të gjitha rastet t’i trajtojnë në mënyrë të barabartë duke e respektuar në plotëni ligjin për QHP-në.

Task Forca në bashkëpunim me Sekretariatin e saj mori vendim që t’ju jepet një afat prej 60 ditësh pronarëve për sanimin e objekteve të tyre, në përputhje me standardet e përcaktuara me Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit.