8 GJËRAT QË PUNËDHËNËSIT I PËLQEJNË

Është shumë normale që secili punëdhënës ka dëshirë që punëtori i tij të përfundoj secilën punë në mënyrën më të mirë të mundëshme. Për t’ia plotësuar këtë dëshirë ju duhet të mundoheni shumë t’i bëni gjërat ashtu si ata dëshirojnë. Në vazhdim do të ju tregojmë disa cilësi që ju duhet ti keni në mënyrë që punëdhënësi juaj të jetë i kënaqur me ju;

Komunikoni më shumë

Veçanërisht në hapat e parë të punës suaj të re, komunikimi është pikërisht faktori që ju ndihmon të krijoni lidhje të mirë në vendin e punës. Punëdhënësit e vlersojnë shumë personin i cili jep shumë infomacione rreth vetës në ambientin e punës, pasi që kjo i bën ata të kenë besim më të madh tek ju edhe për çështje të tjera profesionale.

Është mirë që komunikimi i mirëfillt në vendin e punës të mos mungoj asnjëherë, posaqërisht ne rastet kur punëdhënësi juaj kërkon informacione, edhe nëse ato infomacione nuk dëshironi t’i ndani me të duhet të gjeni një mënyrë më të kendëshme për t’i ikur sitatës pa u vënë re.

Keni parasyshë shefi është ai!

Secili punëdhënës ka dëshirë ta ndjej vetën më të fuqishëm krahas punëtorëve të tij. Ndjenja e të qenit i rëndësishëm tek ati reflekton vetbesim, pushtet dhe e bënë të ndihet i rëndësishëm prandaj pavarësisht se sa je keni dëshirë ta kundërshtoni punëdhënësin tuaj keni kujdes se si e bëni këtë gjë.

Eksizton një shprehje e cila thotë:

“ Ka dy regulla që vlejnë për punëdhënësit, e para është se ai ka gjithmonë të drejte kurse e dyta thotë: edhe nëse punëdhënësi e ka gabim, vlenë regulla e parë”

Bashkpunoni

Bashkpunimi padyshim ka rol shumë të rëndësishëm në cdo vend pune. Punëdhësit janë gjithmonë në kërkim të personave që kanë aftësi të mira të komunikimit dhe bashkpunimit me grupin. Në rastet kur punëdhënësi juaj kërkon nga ju që të merrni pjesë në realizimin e ndonjë ideje që ai ka, duhet patjetër të jeni të gatshëm që të kontriboni edhe nëse nuk jeni shumë të informuar për atë lëmi ju duhet ta jepni më të mirën nga ju.

Të pranosh të bashkpunosh me grupin krijon tek punëdhënësi juaj ndjenjën e besimit, që ai mund të llogaris tek ju për secilën ide që ka.

Mëso gjërat që atë e bezdisin

Punëshënësit ashtu sic edhe gjithë personat e tjerë, kanë gjëra të caktuara nga të cilat bezdisen dhe nuk kanë dëshirë t’i përjetojnë apo ti përsërisin çdo ditë. Është shumë e rëndësishme që ti të mos kesh ndonjërën nga këto shprehi pasi që në të kundërtën ai do të krijoj një antipati shumë të madhe për ju dhe nuk do të jetë e lehtë ta ndërroni atë përshtypje që ai krijon për ju.

 Pranoni kërkesat që ai ka

Nuk është aspak e lehtë ti përshtateni dëshirave dhe kërkesave që ata mund të kenë, mirëpo është shumë e rëndësishme që të mundoheni. Edhe në rastet kur dëshirat e tyre janë shumë të tepruara apo të panevojshme mundohuni që ti merrni parasyshë edhe nëse një gjë e tillë nuk është punë e juaja.

 Mendoni një hap para

 Është e rëndësishme që secili punëtorë të jetë i pergatitur për atë që e pret në të ardhmen. Ndodh shpesh që në biseda të ndryshme me punëdhënës të flasim për gjera që nuk e kemi idenë, kjo nuk është një gjë e mirë. Për të mos ndodhur një gjë e tillë është mirë që të kemi kujdes që të lexojmë dhe kërkojmë vazhdimisht gjëra të reja për punën që bëjmë dhe kur ata kërkojnë nga ne ndonjë gjë të jemi të pergatiur në çdo kohë.

 Jini i hapur për gjëra të reja

Ndodh shpesh që ne të ballafaqohemi me gjëra të cilat i bëjmë çdo ditë në mënyrë të gabuar dhe kur vjen puna për ndryshime jemi shumë kunër tyre edhe nëse kanë sukses më të madh. Kjo nuk është aspak gjë e mirë pasiqë të jesh i hapur për të mësuar gjëra të cilat ndihmojnë që ju ti përfundoni gjërat më shpejtë dhe më mirë do të thotë që ju jeni i gatshëm ti përshtateni deshirave dhe kërkesave ë punëdhënësve tuaj. Kjo gjë atyre ju pëlqen shumë.

 Duajeni atë që bëni

Ta duash punën që bënë do të thosh ta kesh të përfunduar gjysmën e saj. Punëshënësit janë shumë të kënaqur me punëtorët që e duan atë punë që e bejnë pasiqë kjo i siguron ata që ju jeni duke u munduarta jepni më të mirën nga ju. Është shumë e rëndësisme që secilën punë ta merrni me shumë deshirë dhe pasion pasiqë kjo djellë rezultate shumë më positive në vendin e punës

Shpresojmë që gjërat që i ndamë me ju më lartë të ju ndihmojnë sado pak në krijimin e raportetve që ju me punëdhënësit e juaj.

Uncategorized