8 PROFESIONET MË TË RREZIKSHME PËR VITIN 2019

Shpeshherë hasim në situata të cilat mund të na e rrezikojnë jetën, e kjo veçanërisht lidhet me punën e përditshme të cilën e bëjmë. Pothuajse çdo profesion e ka rrezikshmërinë e vet. Disa punë më shumë, e disa më pak.

Mirëpo, cilat janë profesionet që vlerësohen si me të rrezikshmet për vitin 2019, kjo përcaktohet nëpërmjet shkallës së vdekshmërisë. Sipas Këshillit Kombëtar të Sigurisë, industritë me rrezikun më të madh të lëndimve janë transporti, prodhimi, ndërtimi, policët dhe zjarrfikësit, shkruan Akademi Pune.

Së fundmi,  Zyra Amerikane e Statistikave të Punës, ka bërë llogaritjet e shkallës së vdekshmërisë së disa profesioneve, me numrin e vdekjeve për 100,000 punëtorë. Bazuar në këto statistika, 8 punët më të rrezikshme të vitit 2019 janë:

  • Dru prerësit. Puna e prerjes së drunjve konsiderohet si profesioni me i rrezikshëm për vitin 2019. Shkalla e vdekshmërisë është 135.9 lëndime fatale në punë për 100,000 punëtorë, që është e barabartë me 91 vdekje totale gjatë një viti.
  • Peshkatarët. Si profesioni i dytë më i rrezikshëm i vitit 2019, peshkatarët kanë shkallën e vdekshmërisë 86 vdekje për 100,000 punëtorë. Shkak i vdekjeve të tyre zakonisht janë moti i keq, aksidentet e transportit ose makineritë e këqija.
  • Pilotët e avionëve dhe inxhinierët e fluturimit. Profesioni i pilotit mesatarisht arrinë 55.5 shkallën e lëndimeve, 75 viktima në një vit dhe pothuajse të gjitha vdekjet shkaktohen nga përplasjet e avionëve.
  • Çati punuesit. Puna e çatisë konsiderohet puna e katërt më e rrezikshme. Shkalla e vdekshmërisë për këtë profesion është 48.6, më shumë se 100 vdekje çdo vit. Thuhet se shumica e çati punuesve vdesin ngase biejnë nga pullazet.
  • Mbledhësit e plehrave. Mbledhja e plehrave dhe riciklimeve është një punë e nevojshme, por në të njejtën kohë edhe shumë e rrezikshme. Shkalla e vdekshmërisë shkon në 34.1.
  • Drejtuesit e kamionëve dhe shoferët e tjerë. Puna në timon është gjithmonë e rrezikshme edhe nëse shkojme diku qoftë për një orë. Ky rrezik shkon e rritet kur vozisim gjatë gjithë ditës për punë. 918 vdekje alarmante çdo vit e bëjnë këtë profesion të ketë numrin më të madh të vdekjeve në çdo vend pune.
  • Fermerët. Pavarësisht zhvillimit teknologjik, fermerët akoma duhet të punojnë me pajisje dhe makineri të rënda. Ata gjithashtu punojnë me një shumëllojshmëri automjetesh, siç janë traktorët dhe kositësit e lëndinave.
  • Mirëmbajtësit e tokës. Mirëmbajtësit e tokës janë vazhdimisht të ekspozuar ndaj elementeve dhe pajisjeve të mprehta, çka rezulton me një shkallë vdekshmërie prej 17.4.

Uncategorized