A është koha për një punë të re? | Oferta Pune
2902

A është koha për një punë të re?

Puna konsiderohet si njëri nga faktorët kryesorë të zhvillimit të individit. Të bësh punën që ke ëndërruar gjithmonë padyshim se është një knaqësi shumë e madhe pasiqë në këtë rast edhe produktiviteti juaj në vendin e punës është në një nivel tjetër.

Ndodh shpesh që të lodhemi shumë në punën tonë të përditshme e shumë shpesh edhe të mendojmë se ka ardhur koha të heqim dorë prej saj, të ndërrojmë kompaninë ku punojmë apo të bëjmë ndryshim total në karrierën tonë. Shumicën e rasteve këto mendime janë vetëm momentale mirëpo në rastet kur jemi duke tentuar të marrim vendim në këtë drejtim, duhet të mendojmë se a kemi mundësi të ndryshojmë gjërat në faktorët që po ndikojnë në këtë qështje.

Arsyjet më të shpeshta përse kemi dëshirë të ndërrojmë punën janë :

Pagesa shumë e ulët

Pjesa më e madhe e njerëzve punojnë për një pagë nga e cila varet e tërë familja dhe secili shpenzim mujor. Në shumicën e rasteve ne ndihemi që kjo pagë nuk është adekuate për punën që e bëjmë dhe shpesh mendojmë që meritojmë më shumë e madje nga këto mendime marrim pastaj edhe vendime për ndërrimin e punës.

Është mire që të hulumtojmë tregun sa I përket kësaj qështje dhe të shikojmë mirë se sa paguhen personat në kompanit tjera në pozitën e njejtë ku jeni ju. Në rastet kur paga e tyre është shumë me e madhe se ajo që ju merrni, është e drejtë ta shikoni një mundësi tjetër si për shembull të kërkoni rritje të pagës apo edhe ta ndërroni vendin e punës nëse ndiheni se meritoni me shumë.

Rënia e motivimit

Kur punon punën që me të vërtetë e dëshiron, motivimi për punë është gjithmonë në nivelin më të lartë, mirëpo ndodhë ndonjëherë që gjërat të mos rrjedhin ashtu sic duhet dhe dëshira për punë të jetë minimale.

Shenjat e tilla tregojnë që keni nevojë për gjëra të reja në anën profesionale, fillimisht është mirë të mundoheni t’i përmirësoni këto gjëra mirëpo kur nuk vëreni asnjë ndryshim, filloni ta konsideroni si opcion ndërrimin e profesionit dhe punes

Stresi dhe presioni I vazhdueshëm

Stresi në vendin e punës ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë një gjë e pashmangshme aq më tepër kur kemi të bëjmë me punë nga të cilat na nevoitet shumë përgjegjësi. Vjen edhe koha kur presioni I vazhdueshëm nga pundhënësi bëhet I pashmangshëm dhe I eskalon pritshmërit dhe përballjet tona. Shenjat e tilla tregojnë qe ju keni nevojë të bëni ndryshime dhe të mendoni për ndërrimin e punës.

Këto janë rastet më të zakonshme pse njerëzit largohen dhe vendosin të ndërrojnë profesionet e tyre, mirëpo gjithmonë duhet të kemi parasysh që fillimisht ta gjejmë një punë tjetër pastaj të marrrim hapat e tillë sepse ndonjëherë më mirë është të bësh një punë tek e cila nuk ndihesh edhe shumë mirë se sa të jesh I pa punë.