Agani e Haliti diskutojnë për problemet mjedisore | Oferta Pune
7406

Agani e Haliti diskutojnë për problemet mjedisore

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Vitisë me të cilin diskutoi për mundësinë e investimeve në fushën e mjedisit.

Kryetari Haliti, fillimisht falenderoi ministrin Agani për përkushtimin e treguar në zgjidhjen e problemeve mjedisore për rajonin e Vitisë, ndërsa shpalosi edhe kërkesat dhe shqetësimet e banorëve të kësaj komune përkitazi me vërshimet që kohë pas kohe po ndodhin në këtë komunë si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Morava e Binçës.

Ministri Agani, tha se janë të njoftuar me këtë problematik për të cilën edhe pati vizituar këtë rajon vitin e kaluar dhe se shprehu përkushtimin e tij për të gjetur mundësi të financimit për projektin e pastrimit të shtratit të lumit në fjalë.

Agani tha se buxheti i limituar pamundëson përgjigjen e kërkesave të shumë komunave për të njëjtin qëllim, megjithatë, tha se do të mundohen të gjejnë donatorë, të cilët janë të interesuar të investojnë në këtë fushë.