Amam Studio – kompania që sjell risi përmes dizajnit grafik dhe videove edukuese

Rëndësia e dizajnit grafik po shtohet çdo ditë e më shumë edhe në vendin tonë, prandaj shumica e të rinjëve veçse po shfaqin interesim ta studiojnë këtë fushë. Për ta informuar rininë më shumë për këtë fushë dhe rëndësinë e saj në tregun e punës Akademi Pune realizoi një intervistë me Erblin Shala dhe Hana Arapin, dy të rinj që kanë pasion dizajnin dhe që tash e 4 vite kanë themeluar kompaninë e tyre “Amam Studio”.

Erblini dhe Hana përpos se janë çift, po ashtu janë edhe bashkëthemelues të kompanisë “Amam Studio”, kompani e cila merret me dizajne të ndryshme kreative dhe që nga themelimi i saj ka projekte dhe bashkëpunime të ndryshme si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Erblini me dizajn filloi të merrej që nga mosha 15 vjeçare, duke realizuar punime të ndryshme në shkollë së bashku me vëllaun e tij. Gjithashtu, edhe me video editime dhe montazha te ndryshme. Në moshën 18 vjeçare ai vendosi t’i ndjek studimet për Dizajn Grafik ne Tiranë në Kolegjin “Harry Fultz”. Dëshira e madhe për të mësuar sa më shumë për dizajnin, e shtyu atë që paralelisht me studimet të punoj në një kompani që merrej me dizajne.

“Paralelisht me studime punoja edhe në një kompani ku merresha me branding design. Pas përfundimit të studimeve u ktheva në Kosovë, gjegjësisht në Prishtinë ku kam pas rastin të punoja për kompani të ndryshme dhe ku kam ushtruar profesionin tim si grafik dizajner”, rrëfen fillimisht ai.

Erblini pas përvojës që mori nga puna si dizajner në kompani të ndryshme, në vitin 2016 vendosi ta hap kompaninë e tij së bashku me një mik dhe filluan të ofronin shërbime të dizajnit. Në vitin 2018 edhe Hana iu bashkangjit ekipit, e cila sikurse edhe Erblini kishte pasion dizajnin.

Projektet e realizuara

Erblini dhe Hana përmendin edhe bashkëpunimet që kanë në përgjithesi me klientë që janë organizata jo qeveritare por që kanë edhe klientë komericial. Sipas tyre vlen të theksohet Kampanja – Mbrojtësit e Konsumatorëve – INDEP  e që rezultoi të jetë një projekt mjaft i suksesshëm.

Hana nuk hezitoi të shtoj se si përmes dizajnit dhe kampanjave të ndryshme kanë ndikuar drejtpërdrejt në vetëdijësimin e shumë personave, pasi si kompani ata shtjellojnë tema të ndryshme sensibilizuese për shoqërinë.

“Ne kemi vërejtur se përmes dizajnit dhe përmbajtes së mirë mund të arrish vetëdijësim. Në pergjithësi si kompani kemi dëshirë që të marrim projekte ku si temë ka ngritjen e vetëdijësimit për tema të ndryshme. Kompania tashmë ka filluar të zhvillohet dhe kemi bashkëpunime të ndryshme si me organizata të huaja ashtu edhe vendore”, shtoi ajo.

“Amam Studio” gjithashtu kishte bashkupunime edhe gjatë kohës së pandemisë ku realizuan një projekt lidhur me “Covid 19” në bashkëpunim me UNDP, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme.

“Ajo çka mundohemi ta përdorim është aftësia jonë në story telling dhe mundohemi gjithmonë te tregojmë diçka më atraktive përmes ilustrimeve dhe animacioneve kreative që i realizojmë vet si ekip duke filluar nga idea dhe skicimet që i realizojmë së bashku”shton Hana.

Planet për të ardhmen sa i përket zgjerimit të stafit

Ekipi i “Amam Studio” momentalisht ka 4 persona që punojnë me orar të plotë dhe një praktikant. Ata kanë plane për zgjerim të stafit pasi edhe volumi i punës që kanë është duke u shtuar çdo ditë e më shumë. Qëllimi i tyre është aplikimi i punës ekipore si dhe të kenë afër njerëz që kanë synim të realizojnë gjëra sa më kreative.

Videosinteza

Erblini flet për një produkt të quajtur Videosinteza, përmes së cilës ofrojnë video të natyrës edukative sidomos për moshat e reja.

“Ne kemi një produkt ne kuadër te kompanisë që quhet Videosinteza, që ështe një kanal edukativ që ka për qëllim të bëj video edukuese dhe argëtuese, ku targeti janë moshat e reja, kreysisht fëmijët duke filluar nga klasa 5 e deri në klasën 9. Qëllimi i videosintezës është prekja e temave që nuk diskutohen aq shumë në shkolla si dhe spjegimi i gjërave në mënyra të qarta dhe kreative që nxënësit ti kuptojnë sa më lehtë”.

Aplikimi i punës ekipore

Sipas Erblinit dhe Hanës ajo që e bën punën e tyre të veçantë dhe produktive është puna ekipore.

Një ditë e tyre kalon me mjaft angazhime, ata fillimisht e organizojmë një mbledhje ne mëngjes, flasin për planet e ditës dhe nëse kanë ngecje në ndonjë projekt shkëmbejnë ide se si të arrijnë te rezultetet më shpejtë.

“Punën ekipore e praktikojmë shumë si staf pasi edhe punët kryhen më shpejt dhe kur i tërë ekipi angazhohet në projekt ai patjetër se del i suksesshëm. Në fillet e para të kompanisë komi punuar shumë edhe jashtë orarit, me qëllimin e vetëm që klientët të ndahen sa më të kënaqur me punën tonë”, thekson Erblini.

Suksesi është i garantuar kur puna bashkohet me pasionin

Sipas Hanës duhet ta keni pasion dhe të merrni kënaqësi nga puna që bëni, kur pasioni dhe angazhimi konstant shkrihet në profesion edhe sukseset përgjatë rrugës padyshim se nuk do të mungojnë.

“Duhet definitivisht t’i krijojmë vetes rregull, si dhe duhet ta keni pasion punën që bëni. Nëse nuk e doni dhe nuk besoni në atë që bëni atëherë mungon edhe motivi për të vazhduar tutje. Mos ta harrojmë të cekim se duhet gjithmonë të jemi në hap me trendet e reja dhe të mësojmë sa më shumë, sidomos në bizneset e reja të shek. XXI nuk mund të mbijetosh nëse nuk je i përditësuar dhe në hap me kohën”, shtoi ajo.

Disa nga projektet me karakter edukativ të realizuara nga “Amam Studio” mund t’i shihni në linqet si në vijim:

https://amamstudio.com/project/fes “Çerdhet me bazë në komunitet”

https://amamstudio.com/project/virtual-assembly “Asamblea Virtuale”

https://amamstudio.com/project/shnet-app Dizajni për aplikacionin “Shnet”

https://amamstudio.com/project/unicef-international-volunteer “Puna vullnetare”

https://amamstudio.com/project/nevo-koncepti-2 “Vetëdijësimi për shëndetin mendor”.

Akademi