Bie fitimi neto i Bankave në Kosovë | Oferta Pune
11846

Bie fitimi neto i Bankave në Kosovë

Kreditë e korporatave u rritën në 6.3 për qind apo 1.41 miliardë euro, ndërsa kreditë për ekonomitë familjare u rritën 15.4 për qind apo 770 milionë euro

Fitimi neto i Bankave të Kosovës në shtatë muajt e parë të vitit 2016 ka rënë për 11.2 për qind apo 46.7 milionë euro. Këto të dhëna janë publikuar edhe nga Banka Qendrore e Vendit, bën të ditur ‘seenews.com’.

Portofoli i kredisë në sektorin bankar në fund të muajit korrik qëndronte në 2.18 miliardë euro, kurse në qershor kjo shifër tregonte 2.17 miliardë euro.

Kreditë e korporatave u rritën në 6.3 për qind apo 1.41 miliardë euro, ndërsa kreditë për ekonomitë familjare u rritën 15.4 për qind apo 770 milionë euro. Kreditë në monedhë tjetër, veç euros arriti në 4.4 milionë euro, përcjell albinfo.ch.

Depozitat e klientëve në Bankat e Kosovës u zgjeruan me 3.6 për qind në vit në 2.71 miliardë euro në qershor.

Depozitat e ekonomive familjare u rritën 4.6 për qind apo dy miliardë euro, ndërsa depozitat e korporatave janë shtuar 5.3 për qind në 574.3 milionë euro. Depozitat në valutë tjera arritën në 135.2 milionë euro.

Totali i aktiviteteve të sistemit bankar janë 3.5 miliardë euro deri në fund të korrikut, 4.7 për qind më shumë se një vit më parë.

Të dhënat përfshijnë rezultatet financiare të dhjetë Bankat e Kosovës. Bankat më të mëdha të vendit në drejtim të pasurive janë Banka Kombëtare Tregtare, Banka Raiffeisen në Kosovë dhe ProCredit Bank.