CAKTIMI I QËLLIMEVE

Caktimi i qëllimeve në jetë është padyshim një proces të cilin të gjithë ne duhet ta marrimin shumë seriozisht. Cdo njeri i cili tenton të ketë sukses në jetë, fillimisht duhet ti ketë të qarta qëllimet e  e më pastaj ato ti shëndërroj ato në targete të vogla dhe në këtë mënyrë do të jetë shumë më e lehtë të verifikoj progresin drejt qellimit.

Njerëzit zakonisht i japin rëndësi të vecante vetëm disa fushave të cilat janë total të panevojshme për sukses. Në vend se të merremi me gjëra të cilat nuk janë të domosdoshme për jetën e përditshme është mirë të caktojme qëllime të cilat kan rëndesi te veqante për jetën tonë

Këto janë 6 qëllimet të cilat duhet ti caktoni vetes.

Zhvillimi personal
Zhvillimi personal padyshim është dëshira që ne të gjithë duam ta përmbushim. Ndoshta ju keni dëshirë të mësoni një program të ri kompjuterik, të mërreni me sport, të flisni më mirë në publik  ose të mësoni se di të përgatisni ushqim. Mënyra më e mirë për ti arritur këto dëshira është të caktoni qëllme të cilat do ti përmbushni sipas kushteve të juaja.

Raportet me njerëz
Në cdo fazë të jetës suaj ju duhet të mendoni vazhdimisht për mardhëniet tuaja me njerëzit që ju rrethojnë si dhe mënyrën se si do të mund ti forconi këto mardhënie me ta. Është shumë e rëndësishme që të mendoni për mardhënien tuaj me vëllezërit, motrat, shoqërinë, prindërit, pasiqë në fund të fundit mardhëniet e mira me njerëzit që ju rrethojnë janë shumë të rendesishme për zhvillimin tonë në cdo fushë tjetër të jetës. Prandaj një rëndësi të vecant duhet ti kushtoni qëllimeve që kanë të bëjnë pikërisht me këtë qështje.

Zhvillimi i Karrierës
Padyshim karriera ka qenë dhe gjithmonë do të mbetet një gjë shumë me rendësi për secilin individ. Gjithmonë duhet të i bëni vetes një pyetje: Çfarë dëshironi të arrini nga puna me të cilën merreni momentalisht? A me të vertetë doni të punoni në të njejtën firmë për gjithë jetën tuaj, apo dëshironi të arrini shumë më shumë?  Vetëm pasi të kemi gjetur përgjigjen e kësaj pyetje do të jeni në gjendje të thoni se keni arritur të caktoni qëllime në fushën e karrierës dhe profesionit.

Shëndeti
Padyshim që kjo është fusha më e rëndëshishme ku ju duhet patjetër të caktoni qëllime, për arsye se çdo fushë tjetër në jetë varet pikërisht nga kjo. Prandaj duke e pasur gjithmonë parasyshë këtë fakt mundohuni që të kujdeseni për cdo ndryshim apo nevojë në organizmin tuaj. Caktoni vetes një qëllim që ta vizitoni mjekun kohë pas kohe në menyrë që të parandaloni cdo lloj virusi apo sëmundje që mund të keni.

student-events-2

Jeta Socialie
Pothuaje për të gjithë njerëzit, në ditët e sotme, është shumë e vështirë që t’i kushtojnë kohë të mjaftueshme socializimit me njerëzit që i rrethojne. Arsyet normalisht janë të shumta, mirëpo më kryesorja dhe e rëndesishmja është pamjaftueshmëria e kohës për të bërë një gjë të tillë. Mirëpo edhe kjo gjë mund të zgjidhet lehtë nëse planifikoni si duhet dhe i caktoni vetes një qëllim në këtë apsekt, si përshembull cdo javë, të paktën 15-20 orë do të mundohem të  ja kushtoj shoqërimit me njerëz tjerë dhe me familjar.

Si t’i caktoni qëllimet?

Qëllimet që i caktoni vetes duhet të përmbajnë disa rregulla të cilave duhet të ju përmbaheni. Ato duhet të jenë: të matshme, të arritshme, specifike dhe sa më reale si dhe duhet të ketë një afat të caktuar për përmbushjen e tyre. Marrim shembull nëse doni t’i humbisni 12kg , atëherë duhet t’i caktoni vetes qëllim që të humbisni 1kg për cdo muaj. Në këtë mënyrë do të këni sukses.

Mos u pikëlloni shumë nëse nuk mund ta arrini një qëllim që i keni caktuar vetes, në vend të kësaj përpiquni të gjeni arsyen se përse nuk mundët ta arrini atë qëllim, dhe pastaj mundohuni të mos i përsëritni ato gabime herën tjetër. Gjithashtu kur t’i caktoni qëllimet është e rëndësishme që të i radhitni ato nga më e rëndësishmja tek ajo që është më pak e rëndësishme për ju dhe normalisht mundohuni ti arrini ato në po të njejtën rradhitje që e keni caktuar në fillim.

Uncategorized