CILAT JANË PROFESIONET QË KËRKOHEN MË SHUMË?

Kosova prin me popullsinë më të re në Europë. Rreth 70% janë më të rinj se 35 vjeç, dhe me shkallën më të lartë të papunësisë në mesin e të rinjve në Europë, me 40% të numrit total të të papunëve.  Në vitin 2008 Banka Botërore ka parashikuar se në pesë vitet e ardhshme edhe 200,000 të rinj do t’i shtohen fuqisë punëtore të Kosovës.

Nga ana tjetër, vendi jonë gjeneron shumë pak vende pune, dhe si pasojë, konkurrenca për ato vende pune është tejet e ashpër.

Çka ndikon shumë në garën e kërkimit për punë, është niveli i arsimimit, pastaj shkathtësitë specifike për punë specifike si dhe vetë profesioni.

Mundësitë dhe opsionet për të gjetur punë në të ardhmen e afërt në Kosovë, sigurisht që do të jenë në përputhje me kërkesën relative të tregut të punës.

Në vazhdim mund të gjeni një listë të sektorëve kryesorë dhe shkathtësive specifike që do të kërkohen gjithnjë e më shumë.

Industria e përpunimit të drurit 

Në kuadër të kësaj industrue, në Kosovë operon një numër i madh kompanisht, gjashtë prej të cilave realizojnë qarkullim vjetor prej 1 deri 6 milionë eurosh. Me këtë mund të shihet se sa fitimprurës është ky lloj i biznesit. Mirëpo, ato kanë mungesa, për shembull të stafit të përgatitur se si të përdorin materialet bruto. Veç kësaj, këto firma po e gjejnë gjithnjë e më të vështirë të punësojnë menaxherët e duhur të prodhimit që do ta bënin më të lehtë zgjerimin e pjesëmarrjes së tyre në tregun vendor, rajonal madje edhe ate europian.

Teknologjia Informative

(Informative Technology – IT)– IT-ja është një nga industritë më të fuqishme aktuale në botë, e cila ka lulëzuar falë zhvillimit të shpejtë të sektorit të kibernetikës. Sektori i IT në të shumtën e rasteve është në duart e të rinjve. Andaj, Kosova ka një potencial unik për ta zhvilluar edhe më tej këtë fushë. Profesionistët e IT-së punojnë në disa lëmi, si: dizajnimi i softuerëve për institucione të ndryshme, universitete, kompani private, banka, kompani të sigurimit; dizajnim dhe mirëmbajtje të uebfaqeve, komunikim me njerëzit, etj.  Nevoja për ekspertë të IT-së në Kosovë pritet të rritet për shkak të progresit teknologjik që Kosova do të ketë si rezultat i numrit në rritje të kompanive operuese vendore.

Agrobiznesi

 Tashmë veçse është bërë një aktivitet fitimprurës për shumë familje kosovare, ne vecanti familjet te cilat jetojne në zonat rurale ku papunësia është më e madhe.  Mundësitë për të punuar në bujqësi po rriten paralelisht me rritjen e kërkesës për produkte të freskëta vendore. Zakonisht fermat e vogla me lopë që shesin qumësht ose rrisin lopë për mish, pastaj të tilla që kultivojnë pula për vezë, qendra të grumbullimit dhe përpunimit dhe shume te tjera kanë potencial të mahnitshëm për të qenë të suksesshme. Kurse në anën tjetër, bletaria, kultivimi dhe përpunimi i pemëve dhe perimeve apo akumulimi i frutave të pyllit, janë gjithashtu mundësi për biznese potenciale, përmes të cilave shumë individë apo familje mund të rrisin të ardhurat.

Turizmi 

Vendet e vogla, ekonominë e tyre e kanë të bazuar kryesisht në aktivitetet turistike. Me karakteristika vendore tejet të përshtatshme për zhvillim të turizmit dhe hotelierisë, në një të ardhme jo të largët, një pjesë e mirë e ekonomisë do të orientohet në këtë fushë. Me kapacitetet aktuale që posedon Kosova, oferta turistike do të rritet dukshëm në të ardhmen.

Punët teknike 

Në Kosovë çdo ditë e më shumë po rritet nevoja për saldues dhe molerë të trajnuar. Të rinjtë aktualisht nuk kanë interes në profesione të tilla për arsye të ndryshme, por çka e bën këtë fushë edhe me të veçantë, është lajmi i mirë se kompanitë vendore dhe ndërkombëtare që operojnë në vendin tonë, ne te ardhmen do të kenë nevojë për më shumë njerëz me shkathtësi të teknike të certifikuara.  Gjithashtu, të tjera profesione për t’u marrë në konsideratë dhe që kërkojnë arsimim të lartë janë: sociologët, psikologët, përpunuesit e të dhënave, hulumtuesit, programerët, statisticienët, etj.

Nuk është e lehtë të dihet me saktësi se cilat profesione do të jenë më të kërkuarat në tregun vendor. Mirëpo, duke parë trendet aktuale, sugjerohet se të rinjtë duhet të shqyrtojnë se cilat mund të jenë profesionet më të kërkuara para, gjatë dhe pasi të kryejnë studimet.  Studentët aktualë dhe ata që tashmë kanë diplomuar duhet të marrin parasysh veçanërisht mundësinë e ndërmarrësisë si mënyrë vetëpunësimi.

Uncategorized