Rreth AutoMita

Auto Mita është importues dhe distributor me të drejta ekskluzive i Renault, Nissan, Dacia si dhe është përfaqësues zyrtar i vajit Petronas në Kosovë. Auto Mita në fillim punën e nisi në një hapësirë më të vogël me gjithsej dy punonjës, gjithmonë duke u munduar që të sjellë industrinë më të re të automobilave në Kosovë.

Pas luftës, Auto Mita ndërtoi objektin e saj me 350 metra katrorë dhe punësoi 8 punëtorë. Pas themelimit, Auto Mites iu shtuan si klientë edhe organizatat ndërkombëtare që vepronin në Kosovë, si UNICEF, OXFAM, Mercy Corps, e shumë të tjera të cilat iu shtuan listës së klientëve privat.

Auto Mita veçohet nga aftësia që për herë të parë të sjellë në tregun e Kosovës disa nga markat më të kërkuara dhe të shitura në mbarë botën. Përmes shitjes dhe servisimit të tyre, Auto Mita ka arritur të tejkalojë bindjen se veturat e mira nuk gjenden në tregun e Kosovës pos në vendet e zhvilluara të botës.

Duke sjellur tipet më të reja të Renault, Dacia dhe Nissan, Auto Mita ka arritur të gërshetojë sigurinë me stilin dhe modernen në Kosovë, çka nënkupton se përmes tipeve më te reja të veturave të cilat posedojnë elemente që e bëjnë veturën e sigurtë në udhëtim bashkëdyzohet edhe stili unik i tyre.

  • Analist i të dhënave

    AutoMita
    • Postuar 2 javë më parë
    • 19 Qershor, 2020
  • Konsulent i Shitjes (2)

    AutoMita
    • Postuar 2 javë më parë
    • 19 Qershor, 2020
  • Koordinator për Marketing dhe Marrëdhënie me Publikun

    AutoMita
    • Postuar 3 javë më parë
    • 19 Qershor, 2020