Rreth KFC Kosova

KFC-ja është ndër brendet e rralla në Amerikë që ka sjellë me dekada sukses dhe inovacion në industrinë e ushqimit. Filloi me një kuzhinier para 70 vjetëve, i cili krijoi një recetë sekrete me një listë mëlmesash, që u bë shumë shpejt sekreti më i famshëm botëror. Ai kuzhinier ishte koloneli Sanders, i njohur tashmë me recetën origjinale si KFC, që përbën rrjetin e restauranteve më te famshme të pulës.

Me mbi 22,000 restaurante në më shumë se 125 shtete dhe territore, KFC-ja është ndër liderët kryesorë të industrisë së ushqimit në botë. KFC po ashtu është pjesë e pandashme e “YUM” group, e cila është një kompani që e posedon edhe  Pizza Hut dhe Taco Bell.

Në Kosovë u hap për herë të parë në vitin 2016. KFC operon në disa qytete të Kosovës duke ndikuar kështu në rritjen e cilësisë së ushqimit dhe rritjes së punësimit në vendet ku ky rrjet operon. Për hërë të parë në rajon ka krijuar Drive Thru. Që nga hapja e saj KFC po numëron suksese te vazhdueshme me mundësi që e njejta të shtrihet edhe në qytete të tjera të Kosovës.

Pikërisht formula sekrete prej 11 mëlmesave e veçon KFC-në nga brendet e tjera botërore të ushqimit. Në industrinë e ushqimit, KFC-ja është njëra nga dy kompanitë me recetë sekrete. Mënyra e përgatitjes së pulës që nga themelimi I kompanisë KFC bëhet ashtu siç e ka përgatitur koloneli Sanders për herë të parë.

Përgatitja e pulës me shije të veçantë, përkushtimi për shërbim sa më cilësor për klientët tanë, pa dyshim që i sigurojnë KFC-së sukses botëror, por ka edhe një faktor thelbësor që i shton vlerën KFC-së. Ata janë NJERËZIT.

KFC-ja te njerëzit vlerëson origjinalitetin d.m.th. aftësinë e tyre për të menduar në mënyrë të pavarur, kritike dhe kreative. Të jesh vetëvetja, të krijosh, të bësh ndryshim dhe të ndihesh mirë - janë çelësi i suksesit në KFC. E gjitha kjo ndërlidhet me parimin bazë - kur njerëzit ndihen mirë, kjo do të bartet edhe te konsumatorët duke i bërë edhe ata të ndihen mirë.

  • Team Member në Restaurant

    KFC Kosova
    • Postuar 3 javë më parë
    • 13 Qershor, 2020