Gabimet që duhen shmangur në Facebook | Oferta Pune
16458

Gabimet që duhen shmangur në Facebook

Facebook-u ka qenë dhe vazhdon të jetë njëri ndër rrjetet sociale më të përdorura të momentit. Statistikat tregojnë që 1/7 e popullsisë tashmë kanë profil të krijuar në të.

Postimet tona, qofshin fotografi apo edhe shkrime personale tregojnë jashtëzakonisht shumë për ne dhe nëpërmes tyre vizitorët e profilit tonë mësojnë shumë gjëra për ne edhe pse ndoshta nuk na njohin fare personalisht.  Secili detaj I postuar bënë diferencën e vetë në përceptimin e njerëzve të tjerë për ju prandaj duhet të keni kujdes se si silleni dhe si e menaxhoni prezencën e juaj në këtë rrjet social.

Kohët e fundit, shumë punëdhënës kontrollojnë edhe profilin në facebook para se të vendosin për kandidatin që do të pranojnë në punë apo qoftë edhe para intervistave. Kjo gjë bëhet me qëllim që të kenë parasysh pak a shumë se me qfarë personaliteti kanë të bëjnë duke u bazuar në atë që thamë edhe më parë, secili postim mund ta bëjë diferencën në përceptim.

Kujdes të veçantë një përdorues I cili kërkon pune apo është në marrëdhënie pune duhet t’i kushtojë këtyre gjërave bazike që do t’i listojmë në vijimë:

  • Të dhënat personale

Është e rëndësishme që në profilin tonë, në facebook të kemi të dhëna sa më bazike dhe strikte. Informatat e sakta dhe të nevojshme duhet t’i listojmë të parat e më pastaj të kujdesemi për pjesët e tjera në profilin tonë. Kujdes të madh kushtoni edhe fotos së profilit, mundohuni që aty të postoni një foto ku dukeni më profesional e jo ndonjë nga ato foto ku nuk dukemi shumë siç realisht jemi.

  • Ruajtja e informacioneve profesionale

    Edhe pse shumica e përdoruesve të dhënat dhe infomacionet profesionale I mbajnë shumë private, një gjë e tillë duhet ndryshuar për arsye se sa më shumë që tregoni për eksperiencat tuaja, hobit apo pëlqimet aq më shumë përshtypje do të lini tek punëdhënësi. Duhet të keni parasyshë edhe një gjë, vetëm gjërat më të rëndësishme bëni publike, është mirë që të mbani gjëra reservë të cilat do t’i zbuloni me kalimin e kohës.

  • Përdorimi i një gjuhë të papërshtatshme

Profili juaj në Facebook flet më shumë se cdo gjë tjetër për ju tek personat që me gjasë nuk ju njohin. Përdorimi I një gjuhe të mirëfillitë është shumë I domosdoshëm në përceptimin që punëdhënësit tuaj potencial bëjnë për ju. Ndodh shpesh që për shakë të një komenti apo postimi diskriminues, të pamenduar mirë apo në të cilin përdorni gjuhë jo të përshatshme , personi tjetër krijon një mendim shumë negativë për ju.

Ndonëse përdormi dhe prezenca jonë në platformat sociale nuk na duket se është edhe shumë e rëndësishme, ajo luan rol shumë të madh pasiqë në njëfarë forme këto janë vendet ku mund të “reklamoni” veten pa pasur nevojë të keni kontakt fizikë me njerëzit dhe një gjë e tillë shpesh të ndihmon normalisht në rastet kur ne I përdorim drejtë ato.