120 Intervistues në terren – Oferta Pune
  • Index Kosova
    • Të dhënat e kompanisë
    • Index Kosova
    • Qyteti
      prishtina
    • Shteti
      kosova
    • Adresa kryesore
      Gazmend Zajmi 32A, 10000 Prishtina
    • Numri i kontaktit
      +381 38 247 977
  • Pozita: 120 Intervistues në terren

    Data e aplikimit ka skaduar
  • Pershkrimi i punes

    • Kompania TNS Index Kosova ka aktualisht pozicione pune të lira për intervistues terreni me orarë fleksibil për gjithë territorin e Kosovës. Këto pozicione pune janë të hapur për studentë dhe profesionistë pa dallim moshe, të interesuar për të punuar në fushën e hulumtimeve.

    Detyrat

    • T’I nënshtrohen trajnimit mbi zbatimin e procedurave të intervistimit
    • T’i respektojnë kriteret e përcaktuara të punës në mënyrë strikte
    • Të jetë I gatshëm të realizoj intervistat në terren (përfishirë këtu gadishmërinë për intervistim në shtëpitë e personave të zgjedhur nga mostra)
    • Të respektojnë hierarkinë
    • Të jetë I gatshëm të punoj edhe në vikend kur kërkohet


    Kualifikimet

    • Të kenë aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi
    • Të kenë aftësi shumë të mira orientimi
    • Të jenë shumë të familjarizuar me përdorimin e kompjuterëve dhe tabletave
    • Të jenë aktualisht studentë ose të diplomuar (së paku shkollën e mesme të kryer)


    Tjera

    • Pagesa është honorarike (në bazë të angazhimit në terren).

     

    • 30 anketues në regjionin e Prishtinës (përfshirë këtu edhe Gllogovcin dhe Podujevën)
    • 15 anketues në regjionin e Ferizajit (përfshirë këtu edhe Lypjan, Shtime dhe Kacanik)
    • 15 anketues në regjionin e Prizrenit (përfshirë këtu edhe Suharekën dhe Dragashin)
    • 15 anketues në regjionin e Pejës (përfshirë këtu edhe Istog, Klinë dhe Decan)
    • 15 anketues në regjionin e Gjilanit (përfshirë këtu edhe Kamenicë dhe Viti)
    • 15 anketues në regjionin e Gjakovës (përfshirë këtu edhe Rahovec dhe Malishevë)
    • 15 anketues në regjionin e Mitrovicës (përfshirë këtu edhe Vushtrri dhe Skënderaj)

    Ju lutemi të aplikoni duke klikuar në këtë link:


    Lokacion(et) e punes

    Prishtina

    Etiketat: oferta pune portal pune prishtine