15 Vende të lira pune – Oferta Pune
  • Sport Vision Kosova
  • Pozita: 15 Vende të lira pune

    Data e aplikimit ka skaduar
  • Pershkrimi i punes

    • Sport Vision shpall konkurs për vende të lira pune
    • Lokacioni: FERIZAJ (Ferizaj Retail Village)
    • Pozita: Menaxher/e (1)
    • Pozita: Arkatar/e (3)
    • Pozita: Shitës/e (11)

    Detyrat

    - Ofrimi i një shërbimi cilësor, profesional dhe të kënaqshëm klientëve
    - Kryen prezentimin e produkteve tek klientet e dyqanit
    - Ndjek procedurat e shitjes që në momentin e ardhjes së klientit si prezentim produkti, prerje fature/kuponi fiskal dhe arketim.
    - Informon klientët për koleksionet e reja dhe përshtat nevojat e klientit sipas koleksioneve të Sport Vision.
    - Kryen zëvendësimin e produkteve që mungojnë në dyqan
    - Mban përgjegjësi për mallin që ka në dyqan


    Kualifikimet

    - Të ketë përfunduar së paku shkollën e mesme.
    - Përvojë e mëparshme në fushën e shitjes (të profilit të njëjtë) jo më pak se 1-2 vite
    - Etikë e lartë profesionale dhe orientim drejt shërbimit ndaj klientit.
    - Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi dhe shitjeje.
    - Të jetë i/e motivuar, i/e besueshëm/e dhe me dëshirë për të punuar.


    Tjera

    • Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë dokumentet e tyre
      të aplikimit (CV dhe një foto të bashkangjitur) në [email protected]
    • Të gjithë kandidatët që aplikojnë, ju lutemi shënoni pozicionin e punës për të cilin po aplikoni në Subject.
    • Ju lutemi që të jeni të informuar se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
    • AFATI PËR APLIKIM DERI MË: 16/08/2018


    Lokacion(et) e punes

    Ferizaj

    Etiketat: portal pune