2 Zhvillues Biznesi / I rrjetit të agjentëve – Oferta Pune
  • Moneta
    • Të dhënat e kompanisë
    • Moneta
    • Qyteti
      prishtina
    • Shteti
      kosova
    • Webi
    • Numri i kontaktit
      +381 38 602 102
  • Pozita: 2 Zhvillues Biznesi / I rrjetit të agjentëve

    Data e aplikimit ka skaduar
  • Pershkrimi i punes

    • Moneta është institucion financiar jo-bankar, i specializuar në ofrimin e shërbimeve financiare, me një personel me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë.
    • Me qëllim të avancimit të veprimtarisë, Moneta tani është duke kërkuar kandidat të kualifikuar dhe profesional, për pozitën:
    • Zhvillues Biznesi / I rrjetit të agjentëve (2)

    Detyrat

    • Hulumton tregun për lokacione dhe biznese të përshtatshme për bashkëpunim lidhur me shërbimin e transferit të parave dhe pagesave si dhe shërbimeve të tjera;
    • Përgjegjës për kompletimin dhe dorëzimin e dokumentacionit për licencimin e agjentëve të rinj;
    • Bën shpërndarjen e materialeve të nevojshme tek agjentët;
    • Mirëmban rrjetin e agjentëve ekzistues;
    • Trajnon agjentët për rregullat dhe procedurat e procesimit të shërbimeve të Punëdhënësit;
    • Kontakton, mbikëqyrë dhe bashkëpunon në mënyrë të vazhdueshme me agjentët.


    Kualifikimet

    • Diplomë universitare në ekonomi, administrim biznesi apo në fusha të ngjashme;
    • Përvojë pune në zhvillim biznesi, shitje, zhvillim rrjeti ose të ngjashme;
    • Shkathtësi të shkëlqyera negociimi;
    • Aftësi të shkëlqyera komunikimi në gjuhën shqipe dhe angleze;
    • Njohuria e gjuhës serbe do të ishte përparësi.


    Tjera

    • Të gjithë të interesuarit duhet të aplikojnë përmes sistemit elektronik të rekrutimit në www.monetaks.com. Së bashku me Aplikacionin, ju lutem bashkëngjitni CV-në dhe letrën motivuese, në PDF.
    • Afati për aplikim do të jetë deri më datën 17 korrik 2018. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
    • Aplikimet e pakompletuara dhe të pranuara me vonesë, nuk do të merren parasysh.
    • Aplikoni këtu: http://www.monetaks.com/?p=985


    Lokacion(et) e punes

    Prishtina

    Etiketat: portal pune