5 Ndihmës/e i/e Kuzhinierit/es – Oferta Pune
  • Meridian Express
  • Pozita: 5 Ndihmës/e i/e Kuzhinierit/es

    Data e aplikimit ka skaduar
  • Pershkrimi i punes

    Meridian Express sh.p.k. Rrjeti i dyqaneve me pakicë është themeluar në Gusht të vitit 2012, është afër çdo lagjeje nëpër qytetet më të mëdha. Deri tani Meridian Express është prezent me 33 dyqane në tërë territorin e Kosovës. Të gjithë ata që janë të interesuar të jenë pjesë e kompanisë Meridian Express ju ftojmë të aplikoni për:
    • Ndihmës/e i/e Kuzhinierit/es  ( 5 )

    Detyrat

    • Gatuan recetat e përgatitura nga Shefi i Kuzhinës;
    • Inspekton vendin dhe mjetet e gatimit për ruajtur nivelin e larte te higjienës dhe pastërtisë;
    • Peshon, mat dhe mikson përbërësit sipas recetës;
    • Observon dhe teston ushqimet e përgatitura me qellim për ruajtur standardin e kërkuar të gatimit;
    • Rregullon ushqimet e gatuara në pjata sipas sasisë së përcaktuar dhe i bën gati për servirjen;
    • Rregullon dhe ruan temperaturat e vendeve të ushqimeve (frigorifer, sobe, furre, tenxhere, etj);
    • Aprovon të gjitha ushqimet e përgatitura që dalin nga kuzhina;
    • Monitoron në mënyrë të vazhdueshme shijet e ushqimeve me qellim për të ruajtur standardin e kërkuar;
    • Vlerëson konsumimin e pritshëm të ushqimit dhe bën kërkesë për blerjen e asortimente të mbaruara
    • Koordinon dhe supervizon pune e ndihmës kuzhiniereve;
    • Bashkëpunon me Shefin e Kuzhinës për hartimin e recetave dhe menuve te reja;
    • Bashkëpunon me Shefin e Kuzhinës në vlerësimin e çmimeve për menute; 


    Kualifikimet

    • Të jetë me eksperiencë pune jo më pak se 5-vjet
    • Të njohë mirë të gjithë sektorët e kuzhinës (Supat, sallata, pastat, tiganin, gatimet tradicionale, zgarën, furrën e të tjera)
    • Të jetë i arsimuar (prioritet arsimi profesional në këtë sektor)
    • Të ketë aftësi shumë të mira drejtuese si edhe të ketë shpirtin e leader-it në vendimmarrje
    • Puna me 2(dy) turne 


    Tjera

    • Të interesuarit mund të aplikojnë përmes adresës elektronik (e-mailit), duke dërguar CV-në: 
    • E-mail: [email protected]


    Lokacion(et) e punes

    Prishtina

    Etiketat: market oferta pune portal pune prishtine shitje