Kompania “Dibarcom L.L.C” që merret me IT dhe Telekomunikacion shpallë konkurs për praktikë me mundësi punësime me orar të plotë në pozitat:

  • Administratë (1 pozitë)
  • Praktikantë të IT dhe Telekomunikacionit (1 pozitë)
  • Instruktore e gjuhës Angleze (2 pozita)

Administratë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Organizon punën në administratë;
  • Përgjegjëse për mirëmbajtjen e kalendarit ditor të drejtorit ekzekutiv;
  • Kujdeset për dokumentacionin e zyrës;
  • Menaxhon email-at zyrtare të kompanisë;
  • Organizon takimet dhe pranon mysafirët;
  • Kryen punë të tjera varësisht nga kërkesat e drejtorit ekzekutiv;

Kualifikimet dhe përvoja:

  • Aftësi të mira komunikuese në të shkruar dhe në të folur;
  • Duhet të ketë njohuri të shkëlqyera të gjuhës Angleze;
  • Efikas/e në punë ekipore;
  • Duhet të përdorë maturinë në punë dhe gjatë detyrës me njerëz;
  • Duhet të jenë të motivuar dhe me etikë të lartë pune.
  • Të ketë njohuri të paketës MS Office;
  • Duhet të jetë e regjistruar në Entin për Punësim
  • Patentë shoferi – Kategoria B (e preferueshme);

Praktikantë të IT dhe Telekomunikacionit

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Tekniku duhet të jetë profesional, me përvojë, i besueshëm dhe i aftë që t’i kryej detyrat e dhëna dhe detyrat shtesë në mënyrë profesionale dhe brenda periudhës së pranueshme kohore.
  • Te ketë aftësi te mira fizike
  • Të jetë në gjendje të kryej instalime dhe riparime te ndryshme ne lëmine e telekomunikacionit

Kualifikimet dhe përvoja:

  • Aftësi të mira komunikuese në të shkruar dhe në të folur;
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës Angleze;
  • Efikase në punë ekipore;
  • Duhet të përdorë maturinë në punë dhe gjatë detyrës me njerëz;
  • Duhet të jenë të motivuar dhe me etikë të lartë pune.
  • Të ketë njohuri të paketës MS Office;
  • Duhet të jetë /ei regjistruar në Entin për Punësim
  • Patentë shoferi – Kategoria B (e preferueshme);

Instruktore e gjuhës Angleze

KUSHTET:

  • Të kenë njohuri të shkëlqyera të gjuhës Angleze
  • Të jetë studente e vitit të dytë apo tretë të drejtimit të gjuhës angleze apo të edukimit-dega gjuhë angleze
  • Duhet të jetë e regjistruar në Entin për Punësim

Për të aplikuar, ju lutem dërgoni CV-në tuaja dhe letrën motivuese në email-in: office.dibarcom@gmail.com. Data e fundit për aplikim është 16.10.2020

Vetëm kandidatet që përmbushin kërkesat do të ftohen për intervistë.

Tags :