Analist/e Blerjeve – Oferta Pune
  • Al Trade Sh.p.k
    • Të dhënat e kompanisë
    • Al Trade Sh.p.k
    • Qyteti
      fushe-kosove
    • Shteti
      kosova
    • Numri i kontaktit
      049 169 666
  • Pozita: Analist/e Blerjeve

    Data e aplikimit ka skaduar
  • Pershkrimi i punes

    • Pozita: Analist/e Blerjeve
    • Kompania: Bau Market Sh.p.k
    • Raporton: Menaxherit të Furnizimeve
    • Lokacioni primar i punës: Në zyret e Bau Market sh.p.k

    Detyrat

    Përshkrimi i vendit të punës:

    – Detyrë parësore e analistit te blerjeve është të sigurohet së porositë e mallrave po bëhen me kohë, po bëhen tek furnitori i duhur, sipas kushteve te specifikuara kontraktuale dhe duke minimizuar kostot.
    - Informohet dhe bënë analiza mbi ecurinë e shitjeve dhe stoqeve te sektorit përkatës, bënë parashikime dhe hulumton për furnitor te rinj dhe produkte te reja apo produkte alternative.

     

    • Komunikon aktivisht me departamentin e shitjes dhe identifikon nevojat e kompanisë për furnizimin;
    • Përpilon planin vjetor të furnizimit (importe dhe vendore) si në aspektin kohor po ashtu edhe atë financiar. Rishikon planin minimalisht në baza tremujore;
    • Hulumton tregun, analizon çmimet dhe kostot përcjellëse të blerjes (transporti, taksat etj)
    • Negocion çmimet dhe kushtet tjera të blerjes sipas politikave të kompanisë;
    • Kujdeset që vendosja e çmimeve të jetë në kuadër të marzhave të lejuara;
    • Jep porosi për blerje dhe kujdeset që ekzekutimi i saj të bëhet në kohën e duhur;
    • Ndërton raporte dhe ruan ato me furnitorët dhe palët tjera relevante;
    • Kujdeset që afatet e pagesave po respektohen;
    • Sigurohet që të gjitha kushtet kontraktuale po respektohen nga të dyja palët;
    • Mirëmban kartelat e furnitorëve dhe raporton për to në baza periodike;
    • Raporton tek menaxheri I blerjeve/furnizimit në baza periodike;
    • Kryen punë (me kërkesë të udhëheqësit) tjera që nuk janë specifikuar këtu por që mbesin në domenin e departamentit të blerjeve/furnizimeve.


    Kualifikimet

    • Diplomë Universitare (Menaxhim Biznesi, Ekonomik);
    • Të ketë minimalisht 3 vite përvojë në punë të ngjashme;
    • Njohuri të mira të punës me kompjuter, njohuri të pakos Microsoft Office (Power Point, Excel, Word);
    • Të njoh në nivel të avancuar gjuhën Angleze (në shkrim dhe në të folur) njohja e gjuhëve tjera do të jetë përparësi;
    • Të ketë përkushtim dhe interesim për të mësuar;
    • Të ketë shkathtësi analitike, planifikuese, organizative dhe mbikëqyrëse;
    • Të jete i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale;
    • Të posedoj patente shofer. Kategoraia B


    Tjera

    Dokumentet e kërkuara

    • CV në format Evropian
    • Diplomën/at dhe çertifikata relevante profesionale
    • Referencat e punës
    • Ju lutem na i dërgoni CV-të tuaja në e-mail adresën: [email protected] dhe tek rubrika “subject” të ceket emri mbiemri dhe pozita e kandidatit në të cilën aplikoni.
    • Konkursi do të jetë I hapur deri më datë 29.10.2018.
    • Vetëm personat të cilët do të përzgjidhen për intervistim do të kontaktohen.


    Lokacion(et) e punes

    Prishtina

    Etiketat: kosova job