Asistente Administrative – Oferta Pune
  • Beni Construction
  • Pozita: Asistente Administrative

    Data e aplikimit ka skaduar
  • Pershkrimi i punes

    Beni Construction kërkon:
    • Asistente Administrative

    Detyrat

    1. Siguron mbështetje të përgjithshme administrative dhe teknike, përfshirë postën zyrtare, telefonat, skanimin, faksimi dhe kopjimin e dokumenteve, plotësimin e rapoteve të shpenzimeve, si dha hartimin e dokumenteve për takime të ndryshme;
    2. Përgatit dhe modifikon dokumentet, duke përfshirë korrospodencën, raportet, momerandumet dhe e-malit për mbikëqyrësin;
    3. Pranon dhe shpërndan korrospodencën për mbikëqyrësin, dhe kujdeset për mbarëvajtjen e sajë;
    4. Ruan dhe mirëmbanë sistemin elektronik dhe kopjet fizike të dokumenteve dhe dosjeve të zyrës së mbikëqyrësit;
    5. Menaxhon kalendarin e takimeve dhe ngjarjeve tjera për mbikëqyrësin, si dhe ndihmon në zgjidhjen e ndonjë problem administrativ dhe teknik;
    6. Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arësyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.


    Kualifikimet

    • Shkollimi i kërkuar: Arsimim i lartë, trajnim përkatës dhe përvojë pune në fushën përkatëse teknike ose administrative.

    Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:

    • Aftësi për zbatimin e procedurave dhe udhëzimeve administrative për kryerjen e detyrave të punës;
    • Shkathtësi komunikimi, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
    • Aftësi koordinimi dhe mbikëqyrje të punës së personelit në nivelin administrativ dhe teknik;
    • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel);


    Tjera

    • Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
    • Kohëzgjatja e emërimit: Nëpunës i karrierës, pa afat të caktuar.
    • Data e hapjes dhe mbylljes së konkursit: 10.07.2018 deri 17.07.2018
      Paraqitja e kërkesave: Të dërgohet CV në email : [email protected] , si dhe per cdo informat mund te kontaktoni ne numrin +383 45 22 00 14.
    • Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.
    • Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.


    Lokacion(et) e punes

    Prishtina

    Etiketat: portal pune