This job advertisement is not inteneded for KosovaJob, therefore it is published on behalf of a client. Ky konkurs nuk është thirrje punësimi nga KosovaJob, por është i publikuar në emër të njërit nga klientët e KosovaJob. 


Asistent/e Administrative/e

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ofron  mbështetje administrative dhe teknike;
  • Përgatitë dhe modifikon dokumentet duke përfshirë korrespondencën, raportet, memorandumet agjendat dhe e-malet sipas kërkesës;
  • Mban kontakte me punonjësit e kompanisë, klientët, përfshirë ofrimin e ndihmës dhe këshillave e udhëzimeve për çështje të caktuara ose shkëmbim të informatave;
  • Menaxhon kalendarin e takimeve dhe ngjarjeve tjera të drejtorit si dhe ndihmon në zgjidhjen e ndonjë problemi administrativ dhe teknik;
  • Shqyrton çmimet, metodat e marketingut dhe shitjes;
  • Regjistron të dhënat në sistem, mirëmban stoqet dhe asiston në përgatitjen e raporteve
  • Bën rekomandime për klientët potencial;
  • Hulumton tregun për nevoja dhe kërkesa të produkteve me shumicë;

Kualifikimet:

Preferohet shkollim universitar;

  • Përvojë pune në punët dhe mengajimin administrative;
  • Të ketë iniciativë dhe dëshirë për të mësuar gjëra të reja;
  • Të ketë njohuri të shkëlqyeshmë të gjuhës angleze;
  • Të posedoj aftësi analitike, të kuptoj kërkesat e klientave dhe të ofroj zgjidhje;
  • Të jetë i/e gatshëm të bashkëpunoj me ekipin dhe pranoj sygjerime;
  • Të ketë aftësi të dokumentoj kërkesat;
  • Të posedoj aftësi organizative;
  • Të ketë aftësi të trajtoj të dhëna sensitive dhe të mbaj nivelin e konfidencialitetit ;
  • Të ketë dëshirë për avancim të vazhdueshëm;
  • Të posedoj patentë shoferi (B);
  • Të jetë me banim në Prishtinë.
Tags :