Drejtor Financiar – Oferta Pune
  • Devolli Corporation
  • Pozita: Drejtor Financiar

    Data e aplikimit ka skaduar
  • Pershkrimi i punes

    “M&Sillosi” Sh.p.k. me adresë në Fshatin Xërxë, Komuna e Rahovecit,  hap vend të lirë pune për:
    • Drejtor Financiar

    Detyrat

    • Organizon, drejton dhe mbikqyr të gjitha funksionet e menaxhimit financiar brenda ndërmarrjes,
    • Organizon, mbikqyr dhe drejton funksionet e përgjithshme të Departamentit të Financave,
    • Ndihmon në përgaditjen e planeve strategjike, buxheteve dhe parashikimeve financiare, si dhe kontrollon në përgjithësi sistemet e menaxhimit financiar,
    • Mbikqyr, koordinon dhe këshillon punonjësit brenda Departamentit të Financave,
    • Përgjigjet në kërkesat për raporte të ndryshme financiare, të kërkuara nga bordi i ndërmarrjes dhe bordi i korporatës,
    • Si dhe kryen punë dhe detyra të tjera të përcaktuara nga bordi apo udhëheqësi i drejtpërdrejt.


    Kualifikimet

    • Fakulteti Ekonomik, Drejtimi Banka dhe Financa (specializimi në fushën e financave është përparësi),
    • Së paku tre (3) vite përvojë pune në fushën e menaxhimit të financave,
    • Të posedojë aftësi menaxheriale dhe udhëheqëse,
    • Të jetë fleksibil dhe i gatshëm për tu adaptuar me nevojat dhe kërkesat e ndërmarrjes,
    • Të ketë kreativitet dhe iniciativa për të ofruar ide të reja në lidhje me procesin e punës brenda Departamentit Financiar,
    • Të ketë aftësi për formulimin e strategjive financiare, raporteve financiare, politikave të kontabilitetit dhe procedurave të kontrollit të kontabilitetit, në përputhje me qëllimet dhe objektivat e ndërmarrjes, konform legjislacionit në fuqi,
    • Të ketë aftësi të mira të komunikimit në gjuhën shqipe dhe angleze,
    • Të ketë afëtsi të mira të përdorimit të pajisjeve kompjuterike, në aplikacionet e MS Office dhe bazave të të dhënave tjera financiare.


    Tjera

    Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këtë vend të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente, përmes postës elektronike:

    1. CV-në së bashku me foto, si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore - universitare,
    2. Letër Motivuese,
    3. Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse,
    4. Çertifikatat e trajnimeve eventuale.
    5. Letër Rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme).
    • Aplikimi bëhet përmes emailit - postës elektronike, në: [email protected]
    • Aplikimet e pa kompletuara si dhe pa përvojën e punës nuk do të merren parasysh.


    Lokacion(et) e punes

    Rahovec

    Etiketat: Drejtor Financiar portal pune