Drejtor i Shitjes – Oferta Pune
  • Devolli Corporation
  • Pozita: Drejtor i Shitjes

    Data e aplikimit ka skaduar
  • Pershkrimi i punes

    “Devolli Corporation” Sh.p.k. me seli në Pejë, Rr. “Zahir Pajaziti” hap vend të lirë pune për:
    • Drejtor I Shitjes ( Kafe Instant)

    Detyrat

    • Menaxhon, organizon dhe siguron efikasitetin e tërë procesit të punës në fushën e programit të caktuar të shitjes;
    • Përpilon planin e furnizimit me mall;
    • Kujdeset për organizimin e transportit të mallit për programin të cilin e menaxhon;
    • Përcakton planin e shitjes;
    • Analizon prezencën e produkteve në treg;
    • Përcjellë dinamiken e shitjes së produkteve sipas muajve dhe vitit;
    • Zbaton planin vjetor të shitjes;
    • Zgjerim të rrjetit të konsumatorëve dhe mirëmbajtja e kontakteve ekzistuese;
    • Bënë zhvillimin dhe trajnimin e ekipit të shitjes;
    • Kontrollon tregun – çmimet, promocionet, marketingun, etj;
    • Bënë vizita në terren, realizon takime me blerësit dy herë në javë;
    • Kryen vlerësimin e përformancës së punonjësve në Departamentin e Shitjes;
    • Planifikon zhvillimin dhe drejtimin e një brendi apo produkti të caktuar;
    • Përgatit raporte javore për bordin e korporatës;


    Kualifikimet

    • Fakulteti Ekonomik, preferohet drejtimi Menaxhment apo Marketing;
    • Së paku dy (2) vite përvojë pune në fushën e menaxhimit;
    • Të posedojë aftësi udhëheqëse dhe të jetë analist i mirë;
    • Aftësi organizative dhe planifikim të prioriteteve;
    • Aftesi të mira negociuse;
    • Të ketë iniciativa dhe kreativitet për të ofruar ide të reja në çështje të ndryshme lidhur me procesin e punës;
    • Aftësi të mira komunikimi në Gjuhën Shqipe dhe në Gjuhen Angleze, njohja e gjuhëve tjera konsiderohet përparësi;
    • Të ketë aftësi të mira kompjuterike në aplikacionet MS Office, Excel dhe Power Point;
    • Fleksibilitet dhe i gatshëm për tu adaptuar me nevojat e korporatës;
    • Patent Shofer – Kategoria B


    Tjera

    Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këtë vend të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente, përmes postës elektronike:

    1. CV-në së bashku me foto, si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore - universitare,
    2. Letër Motivuese,
    3. Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse,
    4. Çertifikatat e trajnimeve eventuale.
    5. Letër Rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme).
    • Aplikimi bëhet përmes emailit - postës elektronike, në: [email protected]
    • Aplikimet e pa kompletuara si dhe pa përvojën e punës nuk do të merren parasysh.


    Lokacion(et) e punes

    Peje

    Etiketat: njoftime pune