Drejtor Operativ – Oferta Pune
  • Afam Group
    • Të dhënat e kompanisë
    • Afam Group
    • Qyteti
      prishtina
    • Shteti
      kosova
    • Adresa kryesore
      Blv. Bill Klinton, Blloku 9, LL-C No.6
    • Webi
    • Numri i kontaktit
      +381 (0)38 74 85 74
  • Pozita: Drejtor Operativ

    Data e aplikimit ka skaduar
  • Pershkrimi i punes

    • "AFAM Group Shpk" në vazhdën e bashkëpunimit në ofrimin e shërbimeve të rekrutimit për stafin profesional të kompanive me të cilat bashkëpunon, shpall të hapur pozitën e Drejtor Operativ (Chief Operating Officer) për një nga kompanitë lidere që operojnë në Kosovë.
    • Pozita: Drejtor Operativ

    Detyrat

     

    • Drejtori Operativ (Chief Operating Officer) do të kontriboj në zbatimin e detyrave të caktuara nga drejtori menaxhues sipas procedurave dhe politikave të brendshme të Kompanisë, si dhe duke u bazuar në praktikat më të mira të kryerjes së punës. Ky rol do të kërkoj shfrytëzim të madh të njohurive analitike, menaxhim të mirë të kohës, përshtatje të shpejtë në ambientet e reja të punës dhe zgjidhje efektive të problemeve që sigurojnë sukses.

    Përgjegjësitë direkte:
    • Përcjell në baza ditore dhe është përgjegjës për operacionet e firmës dhe punën e departamentëve përkatëse (IT, marketing, shitja dhe financat)
    • Kujdeset për ngritjen e performacës së punëtorëve të kompanisë dhe motivon/inkurajon punëtorët në zhvillimin e tyre
    • Ndihmon drejtorin gjeneral në punët dhe përgjegjësitë e tij dhe zëvendëson atë në mungesë të tij
    • Kujdeset për rritjen e efikasitetit të punës në shitjen e produkteve dhe kudjeset për rritja e prezencës së kompanisë në treg.
    • Menaxhimi i operacioneve në punishteve dhe komunikimi i vazhdueshem me drejtorin teknik lidhur me problemet operacionale të ndërmarrjes
    • Menaxhimi i fletëgarancioneve për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm.
    • Kontrollimi dhe menaxhimi i stoqeve dhe kujdesi dhe organizimi i zhdoganimit të mallit nga dogana deri tek shkarkimi i tij
    • Organizimi i kryerjes së porosive për materiale brenda dhe jashtë vendit
    • Menaxhimi i situacioneve për mjetet e kompanisë dhe mbajtja nën kontroll e situacionit financiar dhe ruajtjës së likuditiet.
    • Përgjegjës për kryerjen me kohë të pagesave ndaj palëve që kompania ka obligim dhe kujdeset që të ruhet integriteti dhe imazhi i kompanisë ndaj palëve të treta
    • Përmes përmirësimit në operacionet e ndërmarrjes të identifikohet se ku ka hapësira për uljen e shpenzimeve dhe rritjës së efikasitetit në punë
    • Organizimi i operacioneve në mbajtjen e evidencave lidhur me punën e punëtorëve duke menaxhuar oraret shtesë, mungesat e tyre, përllogaritjen e pagave, kontrollimin e uniformave të punëtorëve dhe çështjeve tjera që lidhen me punëtorët
    • Organizimi i operacioneve lidhur me mbajtjen e evidencave për gjendjen e veturave, krijimin e listave të veturave të punës dhe përcjellja e vazhdueshme e gjendjes së tyre
    • Organizimi i operacioneve lidhur me menaxhimn e rrjeteve sociale dhe marketingut për ndërmarje duke synuar zgjerimin e klientelës dhe ngritjen e imazhit të firmës
    • Përmes proceseve operacionale të identifikohen shkaktaret qe shkaktojn ngecje në zhvillimin e kompanisë, eliminimi i tyre dhe zhvillimi i mëtutjeshëm i kompanisë
    • Përgjegjës për organizimin e mikëpritjes dhe kujdeset për visitorët dhe klientët.
    • Mundësi për takime brenda dhe jashtë vendit
    • Punë tjera operative


    Kualifikimet

    • Diplomë universitare në Fakultetin Ekonomik apo në fusha të tjera të ngjashme;
    • Përvojë pune mbi 3-5 vite në operacione dhe fusha të tjera të ngjajshme
    • Njohja e Gjuhës Angleze (dëshmitë e ofruara do jenë përparësi)
    • Njohja e Gjuhës Serbe dhe gjuhë tjera të huaja (dëshmitë e ofruara do të jenë përparësi)
    • Njohuri të shkëlqyeshme të departamenteve të biznesit si: Marketingu, Financat, IT, Shitja etj.
    • Kompetenca të dëshmuara në planfikime strategjike, zhvillim biznesi dhe menaxhim operacional
    • Patent shoferi – Kategoria B
    • Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit, me theks të veqant në programin e Microsoft Office (Excel, Word, Power Point etj.) (dëshmitë e ofruara do të jenë përparësi
    • Njohuri të mira në punët me softuerët kontabël
    • Njohuri të mira mbi ligjet dhe tatimet dhe procedurave tatimore në Kosovë
    • Njohuri të jashtëzakonshme organizative dhe aftësi lidershipi
    • Aftësi në marrje të vendimeve dhe zgjidhje të problemeve
    • I fokusuar në detaje, me gatishmëri të shprehur për vetiniciativë dhe për të marrë përgjegjësi
    • Njohuri të mira të programeve kompjuterike dhe të qenurit përson analitik
    • Aftësi të mira komunikimi dhe menaxhimi me kohën
    • Aftësi të avancuara të komunikimit verbal dhe përmes e-mailit
    • Aftësi efektive të zgjidhjes së problemeve dhe aftësi për mësim të shpejtë
    • Aftësi për të punuar vetëm dhe në ambientet e punës në grup
    • Aftësi të mira të prezentimit të kompanisë tek klientët

    • Cilësi personale:

    • Të jetë i besueshëm, i drejtë dhe person me integritet të lartë
    • Të jetë i respektueshëm dhe i sjellshëm
    • Të jetë fleksibil në orar
    • Të ketë kulturë dhe qasje të mirë ndaj personave me të cilët punon
    • Aftësi të mira dhe serioze të komunikimit me klientet
    • Aftësi për punë nën presion dhe ndonjëherë me orar të zgjatur
    • Posedimi i lejës së vozitjes
    • Shëndet i mirë psikik dhe fizik


    Tjera

    • Kandidatët që kanë përvojë pune në kompani të ngjashme kanë përparësi.
    • Ju lutem na I dërgoni CV-të tuaja në e-mail adresën: [email protected] jo më shumë se një herë dhe gjithashtu tek rubrika “subject” të ceket emri mbiemri dhe pozita e kandidatit në të cilën konkuroni.
    • Konkursi do të jetë I hapur deri më datë 19/11/2016.
    • CV-të e pranuara pas kësaj date nuk do të mirren në konsiderat.
    • Vetëm përsonat të cilët do të përzgjedhen për testim do të kontaktohen.


    Lokacion(et) e punes

    Prishtina

    Etiketat: lyp pune