Drejtorit Gjeneral – Oferta Pune
  • Afam Group
    • Të dhënat e kompanisë
    • Afam Group
    • Qyteti
      prishtina
    • Shteti
      kosova
    • Adresa kryesore
      Blv. Bill Klinton, Blloku 9, LL-C No.6
    • Webi
    • Numri i kontaktit
      +381 (0)38 74 85 74
  • Pozita: Drejtorit Gjeneral

    Data e aplikimit ka skaduar
  • Pershkrimi i punes

    • "AFAM Group Shpk" në vazhdën e bashkëpunimit në ofrimin e shërbimeve të rekrutimit për stafin profesional të kompanive me të cilat bashkëpunon, shpall të hapur pozitën e Drejtorit Gjeneral (CEO) për një nga kompanitë lidere që operojnë në Kosovë.
    • Pozita: Drejtor Gjeneral

    Detyrat

    • Drejtori Gjeneral (CEO) do të zbatoj detyrat të caktuara nga pronarët sipas procedurave dhe politikave të brendshme të kompanisë si dhe duke u bazuar në praktikat më të mira të kryerjes së punës. Ky rol do të kërkoj shfrytëzim të madh të njohurive menaxhuese si menaxhim të mirë të kohës, përshtatje të shpejtë në ambientet e reja të punës dhe zgjidhje efektive të problemeve që sigurojnë sukses.

    Përgjegjësitë direkte:
    • Ndërtimin e hierarkisë dhe kujdesi për funksionimin e saj
    • Përgjegjës për hartimin dhe mbrojtjen e vizionit dhe strategjisë të ndërtuar të kompanisë dhe jep ideja për zgjerimin dhe përmirësimin e performances së kompanisë dhe arrtijen e objektivave afatshkurtëra/afatgjatë të saj
    • Krijimin e politikave të nevojshme për funskionimin e brendëshm dhe të jashtëm të kompanisë dhe kujdesi për zbatimin e tyre
    • Merr vendime me kualitet të lartë lidhur me zgjerimin e biznesit dhe rritjen e profitit. Si ndihmë në marrjen e vendimeve të mira shërben rishikimi i raporteve financiare dhe jo-financiare të pranuara nga departamentët e krijuara
    • Rritja e efikasitetit të punës brenda kompanisë përmes politikave të ndërtuara me qëllim të rritjes së përformancës së biznesit
    • Rritja e efikasitetit dhe përformacës në fushën e shitjes së produkteve dhe zgjerimi i pranisë së kompanisë në treg
    • Krijimi i pikave të reja për kryerjen e shërbimeve dhe zgjidhja e personave adekuat për organizimin dhe funksionimin e atyre pikave.
    • Menaxhimi dhe ruajtja e likuiditetit të kompanisë dhe kujdesi maksimal që të përcillet dhe ruhet një optimum i raportit mes shitjeve dhe shpenzimeve
    • Menaxhimi i financave të kompanisë dhe operaiconeve të çdo departamenti të biznesit
    • Zvogëlimi i shpenzimeve të ndërmarrjes duke mos e dëmtuar biznesin dhe rritja e efikasitetit dhe rentabilitetit në punë
    • Udhëheqja dhe menaxhimi i mbledhjeve ditore me përgjegjësit (menaxherët) e ndërmarrjes
    • Identifikimi i shkaktarëve dhe problemeve që shkaktojn ngecje në zhvillimin e kompanisë dhe trajtimi i tyre me kujdes që të eliminohen ato
    • Kujdesi që të mos shkaktohen borxhe të kompanisë dhe kujdesi që të ruhet integriteti dhe emri i kompanisë karshi palëve të treta: punonjësve, furnitorëve, blerësve dhe partnerëve të biznesit
    • Menaxhimi me burimet njerëzore duke e rritur autoritetin e kompanisë dhe duke krijuar baza të shëndosha për punëtorët e rinjë në të ardhmen
    • Vlerësimi i përformances së të gjithë punëtorëve të ndërmarrjes duke shfrytëzuar elemente faktike dhe objektive
    • Implementimi i politikave të tilla që kompania të ketë mbrojtje nga rreziqet e keqpërdorimit të detyrave të punës dhe nga rreziqet e jashtme
    • Përgjegjës që projektet të menaxhohen siq duhet, duke ruajtuar likuiditetin dhe duke respektuar afatet kohore në mënyrë që klienti të jetë gjithmonë i kënaqur
    • Mbajtja e takimeve brenda dhe jashtë vendit
    • Detyra tjera ekzekutive


    Kualifikimet

    • Diplomë universitare në Fakultetin Ekonomik apo në fusha të tjera të ngjashme;
    • Përvojë pune mbi 3-5 vite në pozita udhëheqëse të biznesit;
    • Njohuri të theksuara të financave të korporatave dhe financave menaxheriale të biznesit
    • Njohuri të shkëlqyeshme të tregut të Kosovës
    • Njohuri të shkëlqyeshme të departamenteve të biznesit si: Marketingu, Financat, IT, Shitja etj.
    • Njohja e Gjuhës Angleze (dëshmitë e ofruara do të jenë përparësi)
    • Njohja e Gjuhës Serbe dhe gjuhë tjera të huaja (dëshmitë e ofruara do të jenë përparësi)
    • Njohuri të shkëlqyera në përdorimin e kompjuterit, me theks të veqant programin e Microsoft Office (Excel, Word, Power Point etj) dëshmitë e ofruara do të jenë përparësi
    • Njohuri të mira në punët me softuerët kontabël
    • Njohuri të mira mbi ligjet dhe tatimet dhe procedurat tatimore në Kosovë
    • Aftësi të mira në menaxhimin e kohës
    • Aftësi të avancuara të komunikimit verbal dhe përmes e-mailit
    • Aftësi efektive të zgjidhjes së problemeve
    • Aftësi të mira të prezentimit

    • Cilësi personale:

    • Të jetë i besueshëm, i drejtë dhe person me integritet të lartë
    • Të jetë i respektueshëm dhe i sjellshëm
    • Të jetë fleksibil në orar
    • Të ketë kulturë dhe qasje të mirë ndaj personave me të cilët punon
    • Aftësi të mira dhe serioze të komunikimit me klientet
    • Aftësi për punë nën presion dhe ndonjëherë me orar të zgjatur
    • Posedimi i lejës së vozitjes
    • Shëndet i mirë psikik dhe fizik.


    Tjera

    • Kandidatët që kanë përvojë pune në kompani të ngjashme kanë përparësi.
    • Ju lutem na I dërgoni CV-të tuaja në e-mail adresën: [email protected] jo më shumë se një herë dhe gjithashtu tek rubrika “subject” të ceket emri mbiemri dhe pozita e kandidatit në të cilën konkuroni.
    • Konkursi do të jetë I hapur deri më datë 19/11/2016.
    • CV-të e pranuara pas kësaj date nuk do të mirren në konsiderat.
    • Vetëm përsonat të cilët do të përzgjedhen për testim do të kontaktohen.


    Lokacion(et) e punes

    Prishtina

    Etiketat: oferta pune