FTESË PËR OFERTË

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve të braktisur dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar. SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është e interesuar që gjatë muajit Gusht të ju sigurojë fëmijëve pushimin veror.

Me këtë rast ju bejmë ftesë për ofertë në përputhje me

specifikacionin si më poshtë për:

Akomodim për Pushime verore për fëmijë– pansion i plotë

në hotelet/pushimoret në Kosovë

Akomodimi duhet të bëhet për gjithsejt 58 persona njekohësisht, për 7 netë në periudhën 15 deri 31 Gusht 2020

Opsioanale nëse nuk ka vend për të gjithë njëkohësisht, mund të pranojmë realizimin e pushimeve/ akomodimit të ndarë në dy grupe

Grupi i parë: 29 persona (21 femije dhe 8 staf shoqerues)

  • 2 dhoma me nga 6 shtreter
  • 1 dhome me 7 shtreter
  • 2 dhoma me 8 shtreter
  • 1 dhome me 2 shtreter

Grupi i dytë: 29 persona (21 femije dhe 8 staf shoqerues)

  • 2 dhoma me nga 6 shtreter
  • 2 dhoma me 8 shtreter
  • 1 dhome me 7 shtreter
  • 1 dhome me 2 shtreter

Hoteli të respektojë të gjitha masat parandaluese ndaj COVID-19 sipas Ministrisë së Shëndetësisë- Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike

Pansion i plotë (Mëngjesi, dreka dhe darka)

Hoteli të ketë pishinë, gjelbrim dhe këndin e lojrave për fëmijë

Ofertuesit së bashku me ofertën duhet të dërgojnë:

  • Çertifikatën e regjistrimit te biznesit/ NUI
  • Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe vulosur apo me llogo zyrtare
  • Në ofertë të ceken të gjitha masat parandaluese ndaj Covid-19 që aplikohen në hotel Në ofertë duhet te ceken cmimet në euro pa tvsh për një person
  • Vlefshmëria e ofertës duhet të jete 30 ditë nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë

Kriteret për përzgjedhjen e ofertës më të mirë do të jenë:

  1. Përparësi do të ketë hoteli i cili posedon pishinë te brendshme dhe këndin e lojrave për fëmijë.
  2. Pas plotësimit të kriterit të lartëcekur, cmimi më i volitshëm

Për lehtësim të dorëzimit të ofertave, për shkak të situatës aktuale me pandemi, ofertat mund ti dërgoni në email adresën: procurement1@soskosova.org deri me datën 07.08.2020

Për ndonjë paqartësi mund të kontaktoni në e-mail adresën: procurement1@soskosova.org

A loving home for every child

, , ,