DEKRA është vendosur zyrtarisht në Kosovë dhe ka hapur dyert për infermierët e licensuar të cilët dëshirojnë të emigrojnë në mënyrë të organizuar dhe të shpejtë në shtetin Gjerman, duke përfituar falas të gjitha shërbimet e mësimit të gjuhës gjermane, aftësimit profesional, certifikimit, ndërmjetësimit të punësimit, transferimit në Gjermani dhe asistencës për bashkimin familjar.

DEKRA është në kërkim për:

  • Infermier/e të licensuar në Kosovë

Kriteret të cilat duhet t’i plotësojnë kandidatët:

  • Edukim përkatës (shkolla e mesme e lartë – Infermieri ose Diplomë Universitare në Infermieri);
  • Të kenë njohuri bazike kompjuterike;
  • Të jenë komunikativë dhe të shkathtë.

Çka ofron DEKRA?

  • Kontratë pune në Gjermani me pagë minimale 1500 EUR Neto;
  • Kursi i gjuhës gjermane nga A1 deri në nivelin B2;
  • Aftësim profesional dhe trajnim specifik sipas standardeve Gjermane;
  • Përgatitje për marrjen e Licensës Gjermane të Infermierit;
  • Pajisje me vizë pune dhe transferim në Gjermani;
  • Asistencë në bashkimin familjar pas një periudhe pune në Gjermani;

Të gjithë infermierët të cilët plotësojnë kriteret dhe janë të interesuar mund të kontaktojnë menjëherë në +38348552552 ose të na vizitojnë në zyret tona në Prishtinë në adresën Rruga “Rexhep Luci”, Nr. 9,10000 Prishtinë

Tags :