IT Auditor – Oferta Pune
  • Eppc Kosovo
  • Pozita: IT Auditor

    Data e aplikimit ka skaduar
  • Pershkrimi i punes

    • Eppc Kosovo kërkon një IT Auditor për klientin e saj, një ndër institucionet financiare ndër më të mëdhatë në vend dhe me një periudhë të gjatë kohore të operimit.

    Detyrat

    1. Vlerëson besueshmërinë e të dhënave të gjeneruara nga Sistemi Kompjuterik dhe analizon programet specifike dhe rezultatet e tyre;
    2. Zhvillon dhe menaxhon sistemin e informacionit të regjistrimit dhe raportimit të auditit të brendshëm;
    3. Të planifikojë auditimin e bazuar në rrezik dhe vlerësim fillestar të rrezikut;
    4. Të identifikojë kontrollet kyçe të implementuara në aplikacione siç janë: rregullat, procedurat, praktikat dhe strukturat organizative të dizajnuara për të dhënë një siguri të arsyeshme për përmbushjen e qëllimeve;
    5. Të kompletojë procedurat e auditimit, përfshirë testimin e kontrolleve të brendshme;
    6. Të përfundojë auditimin dhe raportimin duke u mbështetur në regjistrat e raportit standard të auditimit të ndërtuar në aplikacion në përputhje me rregullat dhe rregulloret e bankës;
    7. Të asistojë në kompletimin e raporteve speciale në auditimin e fushave tjera;


    Kualifikimet

    • Diplomë Universitare në Shkenca Kompjuterike ose të ngjashme;
    • Eksperiencë pune së paku dy (2) vite;
    • Eksperiencë e mëparshme në Auditim/Sistem bankar përbën avantazh;
    • Aftësi kompjuterike dhe kurs profesional në lëmin e Sistemit dhe Teknologjisë së Informacionit, kontabilitetit apo auditimit si në SHKÇAK, ACCA, CPA apo ndonjë shoqatë tjetër;
    • Aftësi analitike, raportimi dhe komunikimi shumë të mira;
    • Të zotërojë shumë mirë gjuhën Angleze.


    Tjera

    • Pozicioni: IT Auditor;
    • Vendndodhja: Prishtinë;
    • Orari: 40 orë;
    • Raporton tek: Menaxheri i Departamenti të Auditimit të Brendshëm;
    • Kontrata: Sipas Ligjit të Punës;
    • Aplikimet mbyllen: 08.07.2018.
    • Si të aplikoni:
    • Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin ‘IT Auditor’ në adresën e e-mail-it: [email protected]
    • Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen. Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.


    Lokacion(et) e punes

    Prishtina

    Etiketat: portal pune