Konsulent i Kujdesit ndaj Konsumatorit me Gjuhë Angleze

Sutherland është themeluar në ShBA në vitin 1986 dhe është kompani globale që mirret me proceset e bizneseve.  Në Kosovë është hapur në vitin 2017 dhe ka rreth 250 të punësuar që ofrojnë përkrahje teknike dhe kujdes ndaj klientëve.

Sutherland është në kërkim të kandidatëve që flasin gjuhën angleze dhe që dëshirojnë të punojnë në pozitën Konsulent i Kujdesit ndaj Konsumatorit.

Cilat janë detyrat e juaja?

  • Të përgjigjeni në pyetjet, kërkesat dhe ankesat e konsumatorëve duke iu ofruar zgjidhje korrekte
  • Të ofroni informata aktuale mbi produktet dhe shërbimet e Klientit tonë
  • Sjellje dhe komunikim profesional në komunikim me telefon dhe në të shkruar me e-mail dhe chat.
  • Të mirëmbani relacione me konsumatorët dhe prezantoni kompaninë në mënyrë profesionale.

Çka presim ne nga ju?

  • Nivel të shkëlqyeshme të gjuhës angleze (në të shkruar dhe të folur)
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe bashkëpunuese
  • Fleksibil për të punuar në orare me ndërrime
  • Gatishmëri për marrje të vendimeve të shpejta
  • Aftësi adaptimi me dinamikën e punës

Çka përfitoni ju nga ne?

  • Paga konkurruese
  • Benefite shtesë (Sigurim Shëndetësor, mbulim të shpenzimeve të transportit, bonuse)
  • Trajnim intenziv dhe i vazhdueshëm me standarde dhe kualitet global për kujdes ndaj konsumatorit
  • Mundësi zhvillimi profesional

Ju mund të kontaktoni ekipin tonë të Rekrutimit për të shfaqur interesimin tuaj për këtë mundësi të mahnitshme në: kosovo.careers@sutherlandglobal.com, apo në: +383 49 955 470.

Aplikoni në linkun: http://sf.joinsutherland.com/tp/rj6.YFtLb_e_K

, , ,