Konsulent i Shitjes

– 2 pozita

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Të ndërtojë marëdhënie me klientët ekzistues dhe potencial;
  • Të prezantojë veturat në detaje;
  • T’u ofrojë klientëve zgjidhjen e duhur;
  • Të sygjerojë koncepte për kampanja të reja;
  • Të zbatojë procesin e shitjes që mbështetet në standardet e shitjes;
  • Të analizojë nevojat e tregut;
  • Të shqyrtojë dokumentet që lidhen me shitjen e veturave të reja duke i përmbushur të gjitha kërkesat ligjore;
  • Të mirëmbajë dokumentacionin e shitjes dhe mbikëqyrë sistemin e shitjes;
  • Të prezantojë rezultatet në baza mujore.

Specifikat e punës:

  • Përvojë në shitje, e preferueshme përvoja në shitje të veturave;
  • Të ketë njohuri të veturave;
  • Të ketë aftësi negociuese dhe komunikuese;
  • Të punojë në grup;
  • Duhet të jetë në gjendje të punoj nën presion;
  • E preferueshme të ketë Diplomë Universitare në fushat si: Menaxhment, Ekonomik dhe fusha të tjera relevante.

Shënim: Paga është e bazuar në skema jashtëzakonisht stimuluese me mundësi të ardhurave mujore mbi 1,500 EUR.

Të gjithë të interesuarit/at mund të aplikojnë përmes email adresës: hr@automita.com duke specifikuar titullin e pozitës në subject.

Afati i fundit për aplikim është data 17 Qershor 2020.

Auto Mita Footer

, ,