Kompania FAME Sh.P.K. është në kërkim të njerëzve të ri, entuziastë dhe të motivuar për të punuar me pozitat: Marketing Specialist (1 pozitë), Patronist/e (1 pozitë), Metal punues(1 pozitë)                                                        

I     MARKETING SPECIALIST – 1 pozitë

      Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Në bashkëpunim me Menaxherin e kompanisë, Specialisti i Marketingut angazhohet që të tërheq audiencën e përcaktuar gjatë: hartimit, përpilimit, dhe zbatimit të strategjive të marketingut në fushën e modës;
  • Bën menaxhimin dhe zhvillimin e strategjive për rrjetet sociale në promovimin e kompanisë/brendit/platformës online;
  • Bën përgatitjen dhe raportimin e buxheteve për implementimin e fushatave të reklamimit në fushën e modës;
  • Realizon imazhin e marketingut;
  • Përgatit materialet e marketingut si: broshura, fleta informuese, dosje promocionale dhe të tjera, si dhe administron shpërndarjen e tyre në përputhje me programet e marketingut;
  • Bën përcjelljen e konkurencës në fushën e modës.

Kualifikimet e kërkuara

  • Kandidatët duhet të ketë diplomë universitare në fushën relevante;
  • Minimum dy (2) vite përvojë pune në fushën e marketingut ose te modës;
  • Aftësi të mira organizative dhe planifikuese;
  • Njohuri të shkëlqyera të marketingut;
  • Kandidatët duhet të jenë të gatshëm të punojnë jashtë orarit nëse është e nevojshme;
  • Të posedojnë aftësi të shkëlqyera komunikuese, e preferueshme njohja e gjuhës angleze;
  • Të kenë njohuri të shkëlqyera kompjuterike;
  • Aftësi dhe njohuri menaxhuese të punës në grup;
  • Aftësi për të mbajtur nivel të lartë të konfidencialitetit;

             II     Patronist/e – 1 pozitë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Harton skica te modeleve të specifikuara duke përshtatur ose kopjuar modelet ekzistuese, ose duke hartuar modele të reja;
  • Përcakton skicat e letrës në modelet e kartonit dhe prerjen e modeleve në pjesë për të bërë shabllona;
  • Krijon shabllone për secilën madhësi duke përdorur skica, instrumente hartimi, kompjuter ose pajisje të tjera përcaktuese;
  • Përcakton linjat e shabllonit mbi copa të modelit në mënyren sa më të mirë për të minimizuar humbjet e materialit dhe për të shënuar pëlhuren në përputhje me shabllonin e përcaktuar;
  • Vizaton linjat udhëzuese ose shënimet mbi materialet ose pëlhurat duke përdorur shabllone ose referenca të tjera;
  • Vizaton detajet mbi pjesët e përshkruara për të treguar se ku do të bashkohen pjesët, si dhe pozicionet e zbukurimeve si: xhepat, vrimat e pullave dhe karakteristikave të tjera, duke përdorur kompjuter ose mjete të tjera të punës.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Të ketë shkollim të përafërt ose përvojë të punës për pozitën e kërkuar;
  • Të respektojë afatin kohor për finalizimin e punëve;
  • Të punojë në ekip;
  • Të raportojë për çdo punë të kryer tek mbikqyresi;
  • Të jetë organizativ dhe të menaxhoj me sukses punën me presion.
  • I obliguar t’i përmbahet rregullave të kompanisë.

           III      Metal punues – 1 pozitë

  Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Bën saldimin e metalit;
  • Bën ngjyrosjen;
  • Bën përgatitjen e metalit (brusitje, pastrim);
  • Ndjek procedurat dhe rregullat gjatë punës;
  • Përdor pajisjet e punës sipas manualit dhe procedurave të punës;
  • Mirëmban pajisjet sipas procedurave dhe nevojave të punës;
  • Mirëmban ambientin e punës;

        Kualifikimet e kërkuara:

  • Të ketë shkollim të përafërt ose përvojë të punës për pozitën e kërkuar;
  • Të respektojë afatin kohor për finalizimin e punëve;
  • Të punojë në ekip;
  • Të raportojë për çdo punë të kryer tek mbikqyresi;
  • Të jetë organizativ dhe të menaxhoj me sukses punën me presion.
  • I obliguar t’i përmbahet rregullave të kompanisë.

Kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë mund të konkurrojnë duke dërguar Cv në Kompaninë FAME Sh.P.K. permes e-mail adresës elektronike në: info@fame-ks.com

Cv mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Kompanisë FAME Sh.P.K. me adresë Magjistralja Prishtinë-Shkup, km 10 p.n. Lipjan.

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni. Kandidatët të cilët i plotësojnë

kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Konkursi është i hapur nga data 24 Korrik 2020  më 7 Gusht 2020.

, , , ,