Mbikëqyrës/Zyrtar i Kontrollit të Brendshëm – Oferta Pune
  • TEB
    • Të dhënat e kompanisë
    • TEB
    • Qyteti
      prishtina
    • Shteti
      kosova
    • Adresa kryesore
      Rr. Agim Ramadani, Nr. 15, 10000 Prishtinë
    • Webi
    • Numri i kontaktit
      +381 (0) 38 230 123
  • Pozita: Mbikëqyrës/Zyrtar i Kontrollit të Brendshëm

    Data e aplikimit ka skaduar
  • Pershkrimi i punes

    • TEB një ndër bankat më me renome në Kosovë është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të BNP Paribas.
    •  TEB Sh.A. kërkon kandidatë  të kualifikuar për pozitën: “Mbikëqyrës/Zyrtar i Kontrollit të Brendshëm” në ekipin shumë dinamik të Departamentit të Kontrollit te Brendshëm.

    Detyrat

    • Të kryej detyrat e kontrollit të brendshëm në Njësitë e Zyres Qendrore dhe në Degë, në përputhje me fushat e kontrollit të brendshëm.
    • T’i raportojë rezultatet dhe t’i përcjellë planet e veprimeve në përputhje me procedurat e Njësisë së Kontrollit të Brendshëm.
    • Të kontribuoj në përmirësimin e kontrolleve duke ofruar informata nga puna në terren në lidhje me fushë-kontrollet tjera të mundshme.
    •  Përmbushjen e detyrave tjera të caktuara nga Udhëheqësi i departamentit / menaxheri.


    Kualifikimet

    • Të ketë Diplomë Universitare dhe kualifikim profesional (Bachelor në Ekonomi ose Administrim Biznesi në universitete të respektuara).
    • Preferohet të ketë përfunduar SHKÇAK-un ose kualifikim të ngjashëm në kontabilitet,
    • Të ketë së paku 3 vite eksperience ne Bankë (preferohet 2 vite pervojë ne auditim dhe kontrol të brendshëm);
    • Të ketë njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës Angleze dhe gjuhës Shqipe  në të shkruar dhe të folur (veç kësaj, gjuha Turke do të ishte përparësi);
    • Të ketë aftesi të mira komunikuese dhe të zgjidhjes së problemeve;
    • Të ketë nivel të mire të njohurisë së aplikacioneve të MS Office;
    • Të jetë i gatshëm për të udhëtuar;
    •  Të jetë i pershtatshëm për punë ekipore;
    • Të ketë patent shofer.


    Tjera

    • Forma e aplikimit mund të merret në adresën elektronike www.teb-kos.com dhe duhet të dorëzohen së bashku me: letërnjoftimin e Kosovës, CV e detajuar, letër motivimin, diplomat (që vërtetojnë kualifikimet) dhe referencat nga punëdhënësit e mëparashëm, në e-mail adresën: [email protected] prej datës 30.09..2015 deri 02.10.2015 (ora 17:00).
    • Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur dhe do të ftohen në testim.


    Lokacion(et) e punes

    Prishtina

    Etiketat: Ekonomi portal pune