Menaxher/e i/e Marketingu – Oferta Pune
  • Devolli Corporation
  • Pozita: Menaxher/e i/e Marketingu

    Data e skadimit
    1 jave
  • Pershkrimi i punes

    • Për plotësimin e katër vendeve të lira të punes Devolli Logistic System kerkon: Menaxher/e i/e Marketingu

    Detyrat

    • Zhvillon dhe menaxhon strategjinë për komunikimin e marketingut e cila është në përputhje me qëllimet e kompanisë .
    • Përcakton pozicionin e brendit dhe ekzekuton strategjitë për të arritur pozitën e synuar të brendit.
    • Krijon, mbikëqyr dhe përditëson të gjitha fushatat e kompanisë për komunikimin e marketingut.
    • Siguron përdorimin e gjithanshëm të medieve sociale dhe aplikacioneve në internet.
    • Zhvillon, koordinon dhe mbikëqyr ngjarjet/aktivitetet sponsoruese dhe promocionale.
    • Menaxhon dhe monitoron buxhetin e njësisë së komunikimit në marketing.
    • Ndihmon menaxhmentin e lartë në përgatitjen e strategjisë së kompanisë.
    • Zbaton strategjinë e kompanisë me qëllim të realizimit të standardeve më të larta.
    • Siguron implementimin e saktë dhe në kohë të të gjitha proceseve dhe procedurave.
    • Kryen çdo / të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.


    Kualifikimet

    • Njohuri të shkëlqyeshme të: pozicionimit të markës, marketingut strategjik dhe planifikimit medial
    • Njohuri të shkëlqyeshme të pakos Microsoft Office;
    • Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim.
    • Aftësi Menaxhuese,Inovative,udheheqese dhe motivuese,
    • Të paktën dy vite përvojë pune,
    • Aftësi të punës në grup,
    • Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve si dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të dhënave.
    • Njohuri të gjuhëve të huaja (preferohet gjuha angleze),


    Tjera

    Ne ofrojmë :

    • Përvoje pune,
    • Ambiente pune relaksuese,
    • Stabilitet dhe qëndrueshmëri,
    • Avancim në nivel të corporates,
    • Kontratë pune sipas ligjeve në fuqi,
    • Sigurim shëndetesore,
    • Të interesuarit mund të aplikojnë përmes adresës elektronike [email protected] duke dërguar CV-të,një foto  dhe dokumentacionin tjetër posëdues. ( letër rekomanduese,certifikata..)
    • Aplikimet e pa kompletuara nuk do të mirren parasyshe !
    • Të gjitha dokomentet tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga ana jone !
    • Vendi i punës: Prishtinë
    • Konkursi qëndron i hapur deri më 26.10.2018


    Lokacion(et) e punes

    Prishtina

    Etiketat: portal pune