Menaxher i Degës – Oferta Pune
  • TEB
    • Të dhënat e kompanisë
    • TEB
    • Qyteti
      prishtina
    • Shteti
      kosova
    • Adresa kryesore
      Rr. Agim Ramadani, Nr. 15, 10000 Prishtinë
    • Webi
    • Numri i kontaktit
      +381 (0) 38 230 123
  • Pozita: Menaxher i Degës

    Data e aplikimit ka skaduar
  • Pershkrimi i punes

    • TEB një ndër bankat më me renome në Kosovë është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të BNP Paribas.
    • TEB tani po kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën Menaxher i Degës Qendra e Korporatave, Çagllavicë

    Detyrat

    • Siguron promovimin e shitjes së produkteve dhe shërbimeve bankare
    • Për të siguruar rritjen e normës së tregut të degës dhe të përfitimeve nga objektivat e
      caktuara, ofron optimizimin e burimeve të degës, realizon planifikimin e nevojshëm
      dhe koordinim
    • Përcjellë veprimet ekonomike të tregut, politikat e kompanive konkurrente, gjendjen
      e tregut dhe botimet ekonomike; punon në relacionet e shërbimit dhe kreditimit si
      dhe në sigurim të depozitave
    • Me qëllim të rritjes së cilësisë së shërbimeve dhe përfitimeve të degës, ofron rregulla
      të punës dhe siguron zbatimin e tyre përmes kontributit të të gjithë personelit të
      degës.
    • Siguron përmbushjen e përgjegjësive të përcaktuara nga departamenti/regjioni
      përkatës i tij/saj, që janë të ndërlidhura me përpjekjen për formimin e buxhetit vjetor
      të degës.
    • Udhëheq shpërndarjen e konsumatorëve në kuadër të degës përkatëse, përcjellë dhe
      udhëheq performancën e klientëve.
    • Përcjellë performancën e shitjes dhe proporcionin e arritjes së portfoliove në degë.
    • Jep udhëzime të nevojshme në lidhje me arritjen e objektivave


    Kualifikimet

    • Së paku Diploma e universitetit Ekonomik ose Administrim Biznesi
    • Së paku tri vjet eksperiencë në pozita menaxheriale
    • Preferohet pesë vjet eksperiencë bankare
    • Të kuptoj ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike te tij
    • Shkathtësi planifikimi, organizimi dhe menaxheriale
    • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese me klientë të brendshëm/jashtëm
    • T’i kuptoj produktet dhe shërbimet bankare
    • Preferohen njohuri të përgjithshme të sistemit bankar
    • Njohuri të mira të MS Office
    • Efikas në punë ekipore
    • Aftësi të shkëlqyera të gjuhës angleze


    Tjera

    • Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com Ju lutemi klikoni
      tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/.
    • Afati i fundit për
      aplikim është 24.10.2018.
    • Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të
      kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.


    Lokacion(et) e punes

    Kosovë

    Etiketat: njoftim pune