Menaxher i pikës së shitjes – Oferta Pune
  • The HeadHunter Ltd
    • Të dhënat e kompanisë
    • The HeadHunter Ltd
    • Qyteti
      prishtina
    • Shteti
      kosova
    • Adresa kryesore
      Rr. "Garibaldi" Hyrja 1, 1/9 10000 Prishtine, Kosove
    • Numri i kontaktit
      038 749001
  • Pozita: Menaxher i pikës së shitjes

    Data e aplikimit ka skaduar
  • Pershkrimi i punes

    • The HeadHunter Group është një kompani inovative në përzgjedhjen e Stafit dhe Rekrutimit që operon në Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovine, Greqi,Serbi, Òªipro dhe Shtetet e Bashkuara. Ne ofrojmë mentalitetin më të ri në industrinë e personelit dhe biznesi ynë fokusohet kryesisht te Kandidatët dhe Klientët. Në emër të një nga klientët tanë po kërkojmë të punësojmë në Kosovë,Prishtinë:
    • MENAXHERË I PIKËS SË SHITJËS  – PEJË

    Detyrat

    • Menaxhimi i procesit të gjithmbarshëm të punës në Pikën e Shitjes të Kompanisë.
    • Arritja e planeve të shitjes dhe objektivave të caktuara nga Kompania
    • Menaxhon dhe motivon stafin e degës.
    • Hulumtimi i tregut dhe gjetja e klientëve të ri.
    • Promovon dhe shet produktet e Kompanisë për persona fizik dhe biznese.
    • Përfaqëson denjësisht Kompaninë tek publiku.
    • Përpilimi i raporteve në bazë të kërkesave të menaxhmentit.
    • Bashkëpunon ngushtë me menaxhmentin e Kompanisë, për të kuptuar dhe zbatuar të gjitha nevojat dhe objektivat e biznesit.
    • Përpilon dhe menaxhon listën e stokut për të gjitha pasuritë e Kompanisë.
    • Menaxhimi i kontratave me marrëveshje dhe përcjellja e punës së shërbimeve teknike deri në kyçjen e klientit në rrjet.
    • Kujdeset ndaj klientit ekzistues dhe angazhohet për rritjen e klientelës.
    • Kontrollimi i shpenzimeve operative të pikës së shitjes.
    • Kryerja e çdo pune tjetër që i kërkohet nga menaxhmenti e që ka të bëjë me pozitën e tij.


    Kualifikimet

    • Kandidatët duhet të kenë diplomë Universitare në Ekonomi/Administrim Biznesi ose të ngjajshme
    • Të ketë përvojë pune në detyra të ngjashme së paku 3 vite,
    • Të ketë përvojë pune në shitje.
    • Të posedojë aftësi udhëheqëse, aftësi të mira komunikimi, shkrimi dhe të jetë analist i mirë;
    • Të posedojë aftësi shumë të mira organizative, menaxhuese dhe raportuese
    • Të jetë fleksibil dhe i përgatitur për tu adaptuar me ndërrimet eventuale në treg;
    • Të jetë energjik, të ketë iniciativë dhe kreativitet.
    • Të ketë aftësi të mira kompjuterike në aplikacionet e MS Office.
    • Të posedojë patentë shoferi.
    • Njohuri të produkteve dhe shërbimeve të Kompanisë (e preferueshme).


    Tjera

    • PAGESA:   Konkuruese.
    • SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
    • Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: [email protected] , për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Z.Dren XHEMA në numrin e telefonit + 383 44 22 44 66 (nga Hënë në të Premte) jo më vonë se data 29 Qershor 2018
    • . Të gjithë kandidatët që aplikojnë për këtë pozitë, të shkruajnë pozitën për të cilën aplikojnë në “Subject Line”.


    Lokacion(et) e punes

    Peje

    Etiketat: oferta pune