AZTECH Shpk është kompani lider me rrjetin më të madh të dyqaneve të shitjes me pakicë në lëminë e teknikës në tregun Kosovar. Momentalisht, kompania AZTECH Shpk zhvillon aktivitetin e saj në 18 (tetëmbëdhjetë) pika të shitjes në qytete të ndryshme të Kosovës si në: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, Suharekë, Malishevë, Fushë Kosovë, dhe Lipjan.

Aktualisht AZTECH kërkon të rekrutojë:

Menaxher në Furnizim

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përpilon dhe mirëmban planin mujor, kuartalik, dhe vjetor të furnizimit për të gjitha kanalet e shitjes.
  • Delegon punë dhe bashkpunon ngushtë me përgjegjësit e kategorive të artikujve.
  • Analizon dhe planifikon në baza të rregullta gjendjen e artikujve,
  • Mban nën kontroll planin e paracaktuar duke bashkpunuar ngushtë me Departamentin e Shitjes,
  • Kërkimi i vazhdueshëm për rritje dhe zgjerim të programeve,
  • Përgjegjës për krijimin dhe kultivimin e raporteve me furnitorët e brendshëm
  • Përgjegjës për krijimin dhe kultivimin e raporteve me furnitorët e jashtëm,
  • Raporton në baza të rregullta tek menaxhmenti,
  • Detyra të tjera që përcaktohen nga punëdhënësi.

Kualifikimet:

  • Të ketë të përfunduar fakultetin, përparësi drejtimet e ndërlidhura me Menaxhment Biznesi;
  • Së paku 4 (katër) vite përvojë pune relevante;
  • Të jetë analitik, metodik, dhe i organizuar;
  • Fleksibil dhe i shpejt në zgjidhjen e problemeve;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese verbale dhe në të shkruar;
  • Njohja e gjuhës angleze, e domosdoshme;
  • Të ketë aftësi të mira të paketës MS Office, .
  • I/E gatshëm/e për punë ekipore dhe i/e gatshëm/e për t’iu përgjigjur pozitivisht ndryshimeve eventuale.

Ne ofrojmë:

  • Orar fleksibil të punës,
  • Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar,
  • Mundësi reale të zhvillimit profesional,
  • Njohje të teknologjive sipas trendëve të zhvillimit, dhe
  • Pagë konkurruese.

Të interesuarit duhet të plotësojnë aplikacionin online në webfaqen tonë duke klikuar tek seksioni i Burimeve Njerëzore: http://aztech-ks.com/electronics/burimetnjerezore/

Afati për aplikim deri me datë: 05.06.2020.

Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

, , ,