Aztech Shpk është kompani lider me rrjetin më të madh të dyqaneve të shitjes me pakicë në lëmin e teknikës në tregun Kosovar. Momentalisht, kompania Aztech Shpk zhvillon aktivitetin e saj në 19 (nëntëmbëdhjetë) pika të shitjes në qytete të ndryshme të Kosovës si në: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, Suharekë, Malishevë, Fushë Kosovë, Lipjan dhe Vushtrri.

Aktualisht Aztech Shpk për Zyrën Qendrore kërkon të rekrutojë shitës me orar të plotë;

Menaxher në Logjistikë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Planifikon dhe menaxhon të gjitha aktivitetet e transportit vendor dhe ndërkombëtar.
  • Përcjellja e gjendjes së mallrave për transport që nga momenti i pranimit të mallit deri në dërgimin e tij tek destinacioni i paracaktuar.
  • Krijimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve korrekte me klientët, furnizuesit, depoistët dhe transportuesit.
  • Siguron realizimin e aktiviteteve të transportit në përputhje me të gjitha normat për shërbim korrekt ndaj klientit në aspektin kohor dhe kualitativ.
  • Monitoron dhe mirëmban të gjitha automjetet në pronësi të Kompanisë.
  • Përgatit raporte të rregullta në lidhje me gjendjen e transporteve, gjendjen e automjeteve, konsumin e karburantit dhe raporton rastet kur ka tejkalim të normave të lejuara.
  • Identifikon në mënyrë aktive mundësi për të ulur koston e transportit.
  • Kryen të gjitha procedurat e nevojshme për regjistrimin dhe servisimin e automjeteve.
  • Përgjegjës për përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për kompanitë e transportit dhe koordinimi me agjensitë doganore për kryerjen e procedurave të zhdoganimit të mallit duke respektuar afatet kohore.
  • Detyra të tjera të përcaktuara nga punëdhënësi.

Kualifikimet:

  • Preferohet të ketë të përfunduar së paku shkollimin e lartë.
  • Preferohet së paku 2 (dy) vite përvojë pune relevante.
  • Të jetë metodik, fleksibil dhe i shpejt në zgjidhjen e problemeve.
  • Njohuri shumë të mira në kompjuter (paketën MS Office).
  • Kërkohet leje e vozitjes (kategoria B).
  • Kërkohet njohja e Gjuhës Angleze.

Ne ofrojmë:

  • Orar fleksibil të punës.
  • Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar.
  • Mundësi reale të zhvillimit profesional.
  • Njohje të teknologjive sipas trendëve të zhvillimit.
  • Pagë konkurruese.

Të interesuarit duhet të plotësojnë aplikacionin online në webfaqen tonë duke klikuar tek seksioni i Burimeve Njerëzore: http://aztech-ks.com/electronics/burimetnjerezore/

Afati për aplikim deri me datë: 05.06.2020.

Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

, , ,