Aztech Shpk është kompani lider me rrjetin më të madh të dyqaneve të shitjes me pakicë në lëminë e teknikës në tregun Kosovar. Momentalisht, kompania Aztech Shpk zhvillon aktivitetin e saj në 18 (tetëmbëdhjetë) pika të shitjes në qytete të ndryshme të Kosovës si në: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, Suharekë, Malishevë, Fushë Kosovë, dhe Lipjan.

Aktualisht Aztech kërkon të rekrutojë:

Menaxher në Marketing

Detyrat dhe përgjegjsitë:

  • Analizon dhe përcakton të gjitha operacionet e marketingut të nevojshme për të përmbushur qëllimet e kompanisë.
  • Planifikon bugjetin vjetor dhe kordinon të gjitha proceset e nevojshme.
  • Implementon dhe zhvillon strategjitë e marketingut.
  • Së bashku me Departamentin e Shitjes planifikon fushatat promocionale dhe përcakton kanalet e komunikimit.
  • Mbikëqyrë kampanjat, publikimet dhe aktivitetet e marketingut për kompaninë.
  • Raporton në baza të rregullta tek menaxhmenti i kompanisë.

Kualifikimet:

  • Duhet të ketë së paku të ketë përfunduar fakultetin Ekonomik (Marketing, Administrim Biznesi apo fusha të ngjashme).
  • Së paku 1 (një) vit përvojë pune relevante.
  • Ti njoh mirë teknikat dhe metodat hulumtuese të tregut dhe të të dhënave statistikore.
  • Njohuri të shkëlqyeshme në mediat sociale si dhe web analitics.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, i/e organizuar. kreativ dhe qasje pozitive ndaj klientëve.
  • Të ketë njohuri të shkëlqyera të paketës MS Office.
  • I/E gatshëm/e për punë ekipore dhe i/e gatshëm/e për t’iu përgjigjur pozitivisht ndryshimeve eventuale.

Ne ofrojmë:

  • Orar fleksibil të punës.
  • Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar.
  • Mundësi reale të zhvillimit profesional.
  • Njohje të teknologjive sipas trendëve të zhvillimit.
  • Pagë konkurruese.

Të interesuarit duhet të plotësojnë aplikacionin online në webfaqen tonë duke klikuar tek seksioni i Burimeve Njerëzore: http://aztech-ks.com/electronics/burimetnjerezore/

Afati për aplikim deri me datë: 05.06.2020.

Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

, , ,