Menaxher\e i/e Komunikimit në Marketing – Oferta Pune
  • IPKO
    • Të dhënat e kompanisë
    • IPKO
    • Qyteti
      prishtina
    • Shteti
      kosova
    • Webi
    • Numri i kontaktit
      + 381 38 700 700
  • Pozita: Menaxher\e i/e Komunikimit në Marketing

    Data e aplikimit ka skaduar
  • Pershkrimi i punes

    • PKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:
    • Menaxher\e i/e Komunikimit në Marketing

    Detyrat

    •     Zhvillon dhe menaxhon strategjinë për komunikimin e marketingut e cila është në përputhje me qëllimet e kompanisë
    • Përcakton pozicionin e markës së IPKO-s dhe ekzekuton strategjitë për të arritur pozitën e synuar të markës.
    • Krijon, mbikëqyr dhe përditëson të gjitha fushatat e kompanisë për komunikimin e marketingut
    • Menaxhon përpjekjet reklamuese dhe promovuese të kompanisë.
    • Identifikon, analizon dhe merr pjesë në përzgjedhjen e agjencive reklamuese dhe të shtypit
    • Siguron përdorimin e gjithanshëm të medieve sociale dhe aplikacioneve në internet
    • Zhvillon, koordinon dhe mbikëqyr ngjarjet/aktivitetet sponsoruese dhe promocionale
    • Menaxhon dhe monitoron buxhetin e njësisë së komunikimit në marketing
    • Ndihmon menaxhmentin e lartë në përgatitjen e strategjisë së kompanisë.
    • Planifikon, drejton dhe koordinon operimet e njësisë përkatëse.
    • Zbaton strategjinë e kompanisë me qëllim të realizimit të standardeve më të larta.
    •  Identifikon nevojat për zhvillim të personelit.
    • Këshillon dhe mentoron personelin, sipas nevojës, me qëllim të përmirësimit të performancës.
    • Siguron implementimin e saktë dhe në kohë të të gjitha proceseve dhe procedurave.
    • Kryen çdo / të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.


    Kualifikimet

    •   Njohuri të shkëlqyeshme të: pozicionimit të markës, marketingut strategjik dhe planifikimit medial
    •  Njohuri të shkëlqyeshme të pakos Microsoft Office;
    • Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim.
    • Aftësi për të negociuar me të tjerët dhe për zgjidhjen e konflikteve, veçanërisht në situata të ndjeshme.
    • Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke përdorur informacionin në dispozicion si dhe duke ruajtur konfidencialitetin.
    • Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
    • Aftësi për krijimin e një atmosfere ekipore dhe për ruajtjen e angazhimit të punonjësve.
    • Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve si dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të dhënave.


    Tjera

    • Përvoja e kërkuar: përvojë në komunikimin e marketingut, përvojë pune me agjenci kreative min. 5 vite.
    • Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.
    • Vendi i punës: Prishtinë
    • Ju lutemi dërgoni CV-te tuaja në gjuhën angleze ne [email protected]
    • Afati i fundit për aplikim është data 31.08.2018


    Lokacion(et) e punes

    Prishtina

    Etiketat: oferta pune