Menaxherë i lartë – Oferta Pune
  • The HeadHunter Ltd
    • Të dhënat e kompanisë
    • The HeadHunter Ltd
    • Qyteti
      prishtina
    • Shteti
      kosova
    • Adresa kryesore
      Rr. "Garibaldi" Hyrja 1, 1/9 10000 Prishtine, Kosove
    • Numri i kontaktit
      038 749001
  • Pozita: Menaxherë i lartë

    Data e aplikimit ka skaduar
  • Pershkrimi i punes

    The HeadHunter Ltd është një kompani inovative në përzgjedhjen e Stafit dhe Rekrutimit që operon në Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovine. Ne ofrojmë mentalitetin më të ri në industrinë e personelit dhe biznesi ynë fokusohet kryesisht te Kandidatët dhe Klientët. Në emër të një nga kompanite me prestigjioze në fushën e ndërtimit dhe çeramikës kërkojmë të punësojmë në Prishtinë/Kosovë:
    • MENAXHER I LARTË

    Detyrat

    • Vizitat e rregullta jashtë vendit me partnerët afarist
    • Pjesmarrjen në panaire  jashtë vendit dhe aktivitete tjera 
    • Të mbaj kontakte dhe korrospodenc me bashkepunetorët jashtë vendit
    • Vizitat në vend tek kompanitë e ndërtimit dhe subjekteve tjera afariste të ndërlidhura me biznesin e ndërtimit
    • Hartimin e strategjive të shitjes
    • Hulumtimin e tregut dhe konkurences
    • Mbikqyrjen e kontratave të shitjes dhe dërgesave të mallit
    • Planifikimin, përpilimin, harmonizimin e porosive të mallit për te gjitha pikat e shitjes në Kosovë
    • Realizimin e planit të shitjes
    • Përpilimin e strategjisë për shitje dhe aktivitetet tjera të ndërlidhura me shitjen
    • Përmbushjen e detyrave tjera të caktuara nga bordi

     


    Kualifikimet

    • Diplomë Universitare në fushën e Ekonomisë, Administrim Biznesi apo të ngjashme;
    • Të ketë mbi 5 vjet eksperiencë pune në fusha të ngjashme (kompani ndërtimi ose të ngjashme);
    • Të ketë aftësi komunikimi dhe bashkepunimi me pjesën tjetër të stafit;
    • Të jetë i/e besueshëm;
    • Të komunikojë në mënyrë efektive me departamentet, klientët apo çdo palë tjetër;
    • Të ketë aftësi të punoj nën presion
    • Të jetë shtysë drejt inovacionit: (në ide, produkte, teknika të shitjes, teknika të menaxhimit, teknika të promocionit);
    • Të jetë i/e fokusuar
    • Të bashkëpunojë për zgjidhjen e problematikave;
    • Të mbajë marrëdhenie profesionale që të përputhen me vlerat dhe orientimin e vetë shoqërisë;
    • Të njohë shumë mirë programet baze Microsoft Office ( Word, Excel, Power Point) njohja e programeve profesionale përbën avantazh;
    • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhes Angleze dhe Serbe


    Tjera

    • Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
    • Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: [email protected] , për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znjsh. Doruntina JAKUPI në numrin e telefonit + 381 38 749001 (nga Hënë në të Premte) jo më vonë se data 15 Gusht  2015. 
    • Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë. Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV).


    Lokacion(et) e punes

    Prishtina

    Etiketat: menaxhment oferta pune